Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci u ka uruar të gjithë pjesëtarëve të komunitetit rom dhe ushtarakëve të FSK-së ditën ndërkombëtare të Romëve.
Maqedonci u shpreh falënderues për kontributin dhe angazhimin e komunitetit rom në ndërtimin e vendit të Kosovës dhe FSK-së.
“Shpresoj për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit, për realizimin e synimeve të përbashkëta, për Forcë multietnike e profesionale, anëtare të NATO-s”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.