Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë homazhe në nderm të heroit dhe rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra një vit më parë.
Përmes një postimi në Facebook , ai shprehet se heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës.
“Figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin”, përfundon Maqedonci.
Postimi i plotë:
Sot një vit më parë ra heroikisht në krye të detyrës Rreshter Afrimi Bunjaku.
Heronj si Rreshter Bunjaku pavarësisht shkëputjes fizike nga ne, shpritërisht e mendërisht si në gur mbesin të skalitur përgjithmonë në memorien e popullit dhe historinë e atdheut tonë.
Heroizmi i Afrimit kapërcen momentalen, për t’u shndërruar në dëshmi të përjetshme të atdhedashurisë, sakrificës që populli ndër breza nuk hezitoi ta ndërmarr, edhe kur kjo do të thoshte flijim i jetës.
Në shenjë nderimi për këtë hero, në përvjetorin e shkëputjes fizike nga jeta të Rreshter Afrimit, së bashku me Kryeministrin Kurti, kolegët ministra e ambasadorë, bëmë homazhe para varrit të rreshterit në Samadrexhë të Vushtrrisë.
Figura të tilla nuk vdesin, dhe mirënjohja për të do të jetoj bashkë me popullin.
Lavdi heroit Afrim Bunjaku!