Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në një takim zyrtar komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Banduani.
Në fokus të takimit ishte situata e sigurisë në rajon dhe në nivel global.
Të dy palët vlerësuan lart pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin ndërinstitucional “Golden Sabre 25”, i organizuar nga KFOR-i në bashkëpunim me FSK-në dhe Policinë e Kosovës.
Ushtrimi “Golden Sabre 25” u cilësua si një shembull konkret i koordinimit dhe bashkërendimit ndërinstitucional, që ndihmon në forcimin e kapaciteteve të reagimit në situata emergjente dhe ngritjen e besueshmërisë në sigurinë kolektive.
Postimi i plotë:
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, me të cilin diskutuan rreth situatës së sigurisë në nivel regjional dhe global.
Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan të rëndësishëm pjesëmarrjen e FSK-së në kuadër të ushtrimit ndërinstitucional ndërmjet FSK, KFOR-it dhe Policisë, “Golden Sabre 25”, organizuar nga misioni i NATO-s në Kosovë, gjë që ka ndikuar në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe KFOR-it.
Me këtë rast Ministri Maqedonci shprehi dhe gatishmërinë për vazhdimin e koordinimit të ndërsjellë për çështjet me interes të përbashkët në kuadër të zhvillimeve aktuale dhe ndikimit të tyre në mjedisin e sigurisë.