Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maqedonci: Nuk do të lejojë që dikush tjetër pos meje të jetë dera e LVV-së në ministri

    21/10/2024 20:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka treguar detaje nga takimi i tij me komandanten supreme të FSK-së, Presidenten Vjosa Osmani. Në një intervistë për Dukagjinin, ai pretendon se Ministria që e udhëheq ka qenë cak i lajmeve të rreme ndërkaq mohon ndikimin e zëvendësit të tij, Shemsi Syla.

    U takuan, megjithatë askush nuk tregoi se çka u bisedua në takimin e komandantes supreme të FSK-së, presidentes Vjosa Osmani dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    E ky i fundit, tregoi se në të nuk mori pjesë komandanti i FSK-së Bashkim Jashari për shkak të vizitës në SHBA.

    Ai tha se informoi presidenten edhe për tema të tjera, por që kryesorja ishte ajo e furnizimit me ushqim në kazermat e FSK-së.

    “E kam siguruar dhe gjithashtu e kam njoftuar se që në asnjë moment, asnjë pjesëtarë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ka pasur mungesë të ushqimit, pavarësisht që është stërmadhuar çështja e ushqimit,  në asnjë rast dhe asnjë ditë, asnjë pjesëtarë i FSK-së nuk ka mbetur pa ushqim”, deklaroi Maqedonci.

    Maqedonci pretendon se Ministria që ai udhëheq është cak i lajmeve të rreme, siç ishte çështja e dorëheqjes së tij e deri te humbja e armatimit, mbrapa të cilave thotë se qëndrojnë faktorë të brendshëm shkaku i fushatës por edhe të jashtëm që duan të destabilizojnë vendin.

    Por, është zëvendësi i tij Shemsi Syla për të cilin u tha shumë herë që po e destabilizon këtë Ministri.

    Maqedonci mohon këtë, megjithëse çon edhe porosi për ata që tentojnë të ndikojnë në forma të tilla në vendimmarrje brenda Ministrisë së Mbrojtjes.

    “Mund të them me përgjegjësi të plotë se unë jam dera, e cila është e hapur,  për të gjithë ata që kanë çështje rreth Ministrisë së Mbrojtjes, dhe nuk ka nevojë, dhe nuk do të ketë nevojë, por edhe nuk do të lejoj, që dikush tjetër të jetë dera e Vetëvendosjes apo cilësdo strukturë, brenda Ministrisë së Mbrojtjes”, shtoi Maqedonci.

    Ministri Maqedonci foli edhe për largimin 119 ushtarëve që tha se paga, është ndër arsyet e fundit për largimin e tyre.

    Në Qeverinë Kurti, Ejup Maqedonci është ministri i dytë që udhëheq me fushën e Mbrojtjes. Para tij, në krye të kësaj ministrie ishte Armend Mehaj që u dorë-hoq për arsye personale.

    Maqedonci, ish-komandant i UÇK-së e pjesë e FSK-së erdhi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes si kuadër i jashtëm e jo partiak.

    Artikuj të ngjashëm

    Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri

    Maqedonci i del në mbrojtje Pecit pas intervistimit: E vlerësoj lart punën e tij

    Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

    Të Fundit

    Valë e rrezikshme e të nxehtit në Itali: Shkakton 18 viktima dhe gjendje alarmante në punë e spitale

    Khamenei shfaqet publikisht për herë të parë pas përshkallëzimit të tensioneve Iran-Izrael

    Havolli publikon pamje të rrugës “Agim Ramadani” të dëmtuar nga Ministria e Kulturës: Keq, shumë keq

    Cakolli: Dehari sërish e mbylli seancën në mënyrë arbitrare – fjalimet pas mbylljes bien ndesh me Rregulloren

    Mbytet një fëmijë në një pishinë familjare në fshatin Zallç të Istogut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.