Ejup Maqedonci, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, gjatë konferencës në Forumin e Sigurisë Halifax, ku edhe ka marrë pjesë, ka deklaruar se ka shumë mundësi që Tajvani dhe Kosova të bashkëpunojnë së bashku në mbrojtje, si dhe në fusha të tjera.
Ai ka deklaruar edhe se Kosova dhe Tajvani përballen me kërcënime të ngjashme dhe madje “përballen me sisteme të ngjashme dhe [të njëjtat] armësh, sepse Serbia bleu shumë raketa dhe sisteme armatimi nga Kina”.
Ministri Maqedonci ka thënë edhe se Tajvani dhe Kosova “po vazhdojnë të zhvillojnë shoqërinë demokratike në vendet tona”. Ai shtoi se kishte mbajtur takime me shumë zyrtarë të qeverisë tajvaneze, raporton Domino Theory.