Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Maqedonci: Më 13 qershor nënshkruhet një marrëveshje historike me SHBA-në në mbrojtje

    04/06/2025 21:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    “Më 13 qershor do të nënshkruhet marrëveshja me historike me SHBA-në në aspektin me mbrojtjes, për shkak se është  marrëveshja e parë kornizë e mbrojtjes që nënshkruhet nga ministria e mbrojtjes dhe departamenti i mbrojtjes së SHBA-së”, ka deklaruar Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

    Ai ka folur fillimisht për zhvillimet rreth ushtrimit ndërkombëtar Defender Europe, duke e quajtur vendimin për anulimin e Ditës së Vizitorëve të Shquar në vitin 2023 një vendim të nxituar – por që ishte jashtë kontrollit të institucioneve të Kosovës.

    “Vendimi mendoj se ka qenë i nxituar, për anulimin e Ditës së Vizitorëve të Shquar. Megjithatë, jam empatik në raport me vendimmarrjen që e bën një institucion që nuk është i Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci në Debat Plus.

    Ai ka theksuar se përkundër sfidave të kaluara, ushtrimi Defender Europe 2025 është një nga arritjet më të mëdha të Kosovës në bashkëpunimin me SHBA-në dhe partnerët e NATO-s.

    “Këtë herë kemi marrë pjesë me gati 1 mijë trupa në terren, në Babaj të Bokës, por edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kroaci. Kosova ishte një nga 18 vendet nikoqire, me afërsisht 1 mijë trupa pjesëmarrës”, ka deklaruar ai.

    Maqedonci ka thënë se besimi i SHBA-së ndaj institucioneve të Kosovës ka qenë i lartë, sidomos ndaj profesionalizmit të ushtrisë së Kosovës, e cila për herë të parë ka udhëhequr komandën taktike të divizionit që ka drejtuar aktivitetet në gjithë Evropën Juglindore.

    “Këtë radhë ka qenë në veçanti besimi që SHBA-ja ka pasur në institucionet tona, duke përfshirë Qeverinë dhe në veçanti në profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës për të vendosur komandën taktike të divizionit që ka drejtuar gjitha brigadat në Evropën Juglindore, pra nga Kosova janë drejtuar të gjitha aktivitetet në Evropën Juglindore.  Kjo nuk është bërë duke u mbështetur në misionin aktual të NATO-s, por përmes bashkëpunimit direkt me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”, ka shtuar Maqedonci.

    Artikuj të ngjashëm

    Sherri në rrjetet sociale, Trump nxjerr në shitje makinën që i dhuroi Musk

    Elon Musk hedh “bombën e madhe”: Trump është në dosjet e Epstein, kjo është arsyeja e vërtetë pse nuk janë bërë publike

    Elon Musk përplaset me Trump: Pa mua, do të kishte humbur zgjedhjet 

    Të Fundit

    Rrahje për parking në Ksamil, të përfshirë dy shtetas turq me banim në Kosovë – 5 veta marrin trajtim në spital

    Nesër seanca e 28-të në përpjekje për ta konstituuar Kuvendin – s’ka sinjal zhbllokimi

    Babë e bijë nga Kosova hyjnë në “Guinness” si më të shpejtit që kanë ngjitur 7 majat më të larta të botës

    Kupchan: Kurti ka instinkt të mirë politik, por lëvizjet e tij po e dëmtojnë Kosovën në sytë e ndërkombëtarëve

    “Skenë e papritur” – Përqafimi i Jozit me vajzën misterioze merr vëmendje të madhe

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.