Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maqedonci i takon studentët kosovarë në akademinë ushtarake të FASh-it

    05/12/2024 14:27
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është takuar me të enjten me komandantin e Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nuredinaj.

    Në një postim në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë thuhet se në qendër të diskutimeve ishin studentët nga Kosova që ndjekin programet bachelor dhe master në Akademinë e Forcave të Armatosura.

    “Aktualisht, në këtë akademi studiojnë 10 studentë nga Kosova në nivelin bachelor dhe 2 studentë ndjekin programin master. Po ashtu, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë janë pjesë e kurseve 12 kursantë nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Ministri Maqedonci u njoh nga afër me ambientet e akademisë si dhe me programin mësimor dhe stërvitor të ndjekur nga këta studentë”, thuhet në në njoftimin e lëshuar.

    Në përmbyllje, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mes ministrit dhe studentëve kosovarë, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak

    Artikuj të ngjashëm

    Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri

    Maqedonci i del në mbrojtje Pecit pas intervistimit: E vlerësoj lart punën e tij

    Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

    Të Fundit

    Nawrocki, Kurtit: I përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

    Këtu mund ta ndiqni LIVE ndeshjen Kosovë-Armeni

    Këshilltari i Kurtit akuzon rëndë LDK-në: Nuk po arrijnë ata me kuptu që i kanë humb zgjedhjet

    Ish-zyrtari i DASH-it, për dialogun Kosovë-Serbi: Përcaktojeni vet, çfarë lloj të ardhmeje dëshironi

    Lekaj mohon votimin nga AAK-ja për Limajn si kryeparlamentar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.