Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maqedonci del me sqarim lidhur me deklaratën se sinjalet për sulme shtrojnë nevojën për traktat të Paqes me Serbinë

    17/07/2024 16:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se dalë me një sqarim lidhur me një deklaratë që ka dhënë për media sot, lidhur me pyetjen se “A ka pas nevojë të bëhet një marrëveshje e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë dialogut në Bruksel?”.

    Ai për Klankosova.tv ka deklaruar se ai është përgjigjur se ka qenë në fakt propozimi i parë në bisedime i kryeministrit Albin Kurti për marrëveshjen 6 pikëshe të mos-sulmimit dhe mos-agresionit të ndërsjellë, si hap i parë para se të hynim në dialog.

    “Ky propozim i paraqitur në korrik të vitit 2021 ishte refuzuar nga Presidenti i Serbisë, Vuçiq. Kjo marrëveshje do të ishte parakusht dhe garanci e përkushtimit të palëve pë dialog. Fatkeqësisht ky draft nuk u pranua dhe më pas procesi i dialogut u përcoll me zhvillime të rrezikshme siç ishte sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë, kidnapimi i tre policëve të Kosovës nga forcat e rregullta të uniformuara të Serbisë, brenda territorit të Kosovës dhe aktet e tjera të agresionit dhe kërcënimit konvencional ushtarak nga Serbia”, ka thënë Maqedonci për Klankosova.tv.

    Maqedonci ka deklaruar se ende e vlerëson që këto rreziqe mund të ishin shmangur sikur të kishin një marrëveshje mos-sulmimi nga të dyja shtetet në fazën e para-dialogut.

    “Kjo marrëveshje nuk do të nën kuptonte asesi falje të gjenocidit dhe krimeve të luftës por do të vendoste ambient shumë më të përshtatshëm për dialog. Në mungesë të kësaj marrëveshje Serbia vendosi dhe vazhdon të mbajë dy të tretat e kapaciteteve të saj ushtarake në jug të territorit të saj dhe përgjatë kufirit me Republikën e Kosovës, si mënyrë kërcënimi për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës”.

    ” Mirëpo, tanimë gjendemi në një momentum të ri. Kemi Marrëveshje Bazike dhe aneksin e saj te cilat parashohin respektimin reciprok te  integritetit territorial dhe fqinjësi të mirë. Marrëveshja dhe Aneksi duhet te zbatohen te plota dhe pa kushte, kurse prioritet i institucioneve tona ruajtja e sovranitetit dhe rendit e ligjit të vendosur tashmë edhe në katër komunat veriore të vendit tonë”, ka pohuar ministri.

    Artikuj të ngjashëm

    Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri

    Maqedonci i del në mbrojtje Pecit pas intervistimit: E vlerësoj lart punën e tij

    Maqedonci: Kosova po ndërton ushtri me standarde të NATO-s

    Të Fundit

    Publikohen pamje të reja nga momenti kur arrestohet i riu që vdiq më pas në Lipjan, Policia thotë se sulmonte automjete dhe kalimtarë- aktivizohet IPK-ja

    Këta raportohet se janë 5 policët e suspenduar për rastin e 27-vjeçarit në Lipjan

    IPK-ja rekomandon suspendimin e pesë zyrtarëve policorë lidhur me incidentin në Lipjan 

    Bllokohet pikëkalimi kufitar në Han të Elezit, shkak një zjarr afër tunelit të Stankovecit

    “Pas tij qëndron TikTok-eri Medi Iseni” – Stresi flet për arrestimin e Noizyt

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.