Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Manxhuka: Rënia në lirinë e mediave s’ka të bëjë me presion e me kufizime nga Qeveria

    03/05/2024 15:03
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, ka thënë se rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së shtypit në raportin e Reporterëve pa Kufij është bërë bazuar në elemente që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

    “Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira”, thotë Manxhuka.

    Sipas Manxhukës, Kosova ka qenë shtet i kapur kur Vetëvendosje ka marrë pushtetin, ndërsa thotë se sot ajo mendësi “nuk ekziston më”.

    “Disa që sot po i gëzohen raportit negativ të RSF duke e akuzuar qeverinë, e patën akuzuar qeverinë edhe për dërgimin e kryetarëve në dy komunat në veri me 29 maj dhe e akuzuan qeverinë madje edhe për sulmin në Banjskë”.

    Reagimi i plotë:

    Raporti i Reporterëve pa Kufij nuk na gëzon por mediat në Kosovë janë të lira.

    Në raportin e Reporterëve pa Kufij këtë vit Kosova ka shënuar një rënie prej 8 pikësh në rezultat dhe 19 vende në renditjen globale bazuar elemente që janë krejtësisht të qarta, e që nuk kanë të bëjnë me presionin e kufizimet nga qeveria.

    Është evidente që në këtë rezultat ka ndikuar edhe rasti i Klan Kosovës. Ky rast, i zbuluar nga mediat dhe më pas i trajtuar nga organet përkatëse, ka të bëjë me një biznes të regjistruar me dokumente ilegale të Serbisë ku qytetet e Republikës së Kosovës janë me emërtime  të Serbisë, që paraqet shkelje të Kushtetutës dhe ligjit. Klan Kosova e ka pranuar këtë kur i ka përmirësuar të dhënat në regjistrin e bizneseve në ARBK me të dhëna të Republikës së Kosovës. Po të mos kishte bërë shkelje nuk kishte nevojë t’i përmirësonte.

    Reporterët Pa Kufij si duket nuk e kanë marrë parasysh këtë gjë.

    Rasti tjetër ka të bëjë me sulmin ndaj gazetarëve në veri të vendit në kohën kur bandat kriminale të organizuara nga Beogradi nuk lejonin që të shtrihej kushtetushmëria dhe ligjshmëria atje, duke sulmuar fizikisht kështu çdokënd që raportonte të vërtetën.

    Sa i përket shqetësimit për RTK-në duket e çuditshme kur kujtojmë që ka pasur lëvdata nga shumë akterë në vend që kanë theksuar mënyrën dhe transparencën që nga zgjedhja e bordit e deri te rekrutimet e tjera atje.

    Kosova ka qenë shtet i kapur kur ne kemi marrë pushtetin. Sot ajo mendësi nuk ekziston më. Por, elementet e shtetit të kapur ishin jo vetëm në politikë e qeveri por edhe te tajkun të mediave.

    Kosova po ballafaqohet me sulme nga Serbia në veri të cilat vitin e kaluar në Banjsë rezultuan me sulm terrorist dhe vrasjen e rreshterit, heroit, Afrim Bunjaku.

    Disa që sot po i gëzohen raportit negativ të RSF duke e akuzuar qeverinë, e patën akuzuar qeverinë edhe për dërgimin e kryetarëve në dy komunat në veri me 29 maj dhe e akuzuan qeverinë madje edhe për sulmin në Banjskë.

    Ishin gabim atëherë e janë gabim edhe tash.

    Republika e Kosovës është shtet i të gjithëve dhe i takon secilit ta mbrojë duke e thënë dhe luftuar për të vërtetën.

    Artikuj të ngjashëm

    Statistikat në TV turk, Kosova me energjinë më të lirë në rajon, Manxhuka: Demantohet propaganda e opozitës

    Për herë të parë vendoset njëra nga tabelat identifikuese e KOSTT në Vallaç të Zveçanit

    Zëdhënësi i VV del me konstatim se opozita i refuzoi zgjedhjet: Puna e mbarë Albin Kurti

    Të Fundit

    Përgënjeshtrimi nga Brukseli: Si gënjeu Vuçiqi për takimin me Von der Leyen?

    Mehmetaj kritikon VV-në: Po i japin veto Listës Serbe për bllokimin e shtetit

    Trump: Deportimi i njerëzve të lindur në SHBA mund të jetë ‘puna e radhës

    “Gjakun e lajm me gjak”, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

    Komentet mes Getinjos dhe ish të dashurës së Butrint Imerit ndezin rrjetin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.