David De Gea pritet që të vazhdojë kontratën me Manchester United.
Por pavarësisht vazhdimit të kontratës, drejtuesit e klubit anglez po mendojnë të gjejnë një zëvendësues për portierin spanjoll.
Raportohet se Manchester United po shqyrton transferimin e portierit holandez, Bart Verbruggen nga Anderlechti.
Vendi i De Geas në formacionin fillestar është vënë në pikëpyetje pas gabimeve të fundit në ndeshjen eEuropa League kundër Sevillas, si dhe gabimit të tij të kushtueshëm në humbjen 1-0 ndaj West Ham.
Raportohet se 32-vjeçari ka rënë dakord për një zgjatje të kontratës në të cilën ai do të merrte një ulje të pagës nga paga e tij aktuale prej 350,000 eruo në javë