Manchester United është një hap larg finales së Europa League.
Në ndeshjen e parë gjysëmfinale, ”Djajtë e kuq” kanë shënuar fitore bindëse në udhëtim ndaj Atletiko Bilbaos, me rezultat 0-3.
Djelmoshat e Ruben Amorim ishin tepër të motivuar sonte, duke kontrolluar ndeshjen qysh nga fillimi.
Ishte minuta e 30-të kur Casemiro i dha epërsinë Manchester United.
Në vazhdim u vështirësuan gjërat për Bilbaon, pasi Dani Vivian u përjashtua me karton të kuq, ku shkaktoi një penallti.
Nga pika e bardhë, u tregua i sakt Bruno Fernades, në minutën e 37-të.
Tetë minuta më vonë, portugezi shënoi golin e dytë personal dhe vulosi fitoren e Manchesterit.
Ndeshja e kthimit zhvillohet në ”Old Trafford”, më 8 maj.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër gjysëmfinale të Europa League, Tottenham shënoi fitore ndaj Bodo/Glimt, me rezultat 3-1.