sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Sport

    Manchester United dhe PSG në garë për sulmuesin 24-vjeçar të kombëtares franceze

    16/03/2023 12:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Randal Kolo Muani po zhvillon një sezon fantastik me Eintrachtin e Frankfurtit në Bundesligë. Për francezin është vitit i parë në Gjermani, dhe menjëherë ka spikatur.

    Deri tani numëron 16 gola dhe 14 asiste.

    Sulmuesi është në qendër të vëmendjes dhe mediet gjermane raportojnë se në verë interesi për të do të jetë i lartë. Manchester United dhe PSG janë hedhur në garë për të siguruar shërbimet e sulmuesit 24-vjeçar të kombëtares franceze.

    Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me klubin gjerman. Eintracht mund ta shesë në verë për të paktën 70 milionë euro. “Djajtë e Kuq” janë në kërkim të një sulmuesi.

    Listës së dëshirave i është shtuar edhe Kolo Muani, megjithatë objektivat kryesorë mbeten njëri mes Harry Kane dhe Victor Osimhen. Ndërsa te kampionët e Francës pritet një revolucion në verë dhe Kolo Muani mund të rikthehet përsëri në Ligue 1.

    Sulmuesi spikati edhe në Botërorin e Katarit, ku realizoi një gol ndaj Marokut duke ardhur nga stoli. Gjithashtu ai luajti edhe në finale përballë Argjentinës, duel ku në shtesat e shtesave humbi një shans të artë për të kompletuar përmbysjen e çmendur./TCH/

    Artikuj të ngjashëm

    Haxhiu dhe Sallahu diskutojnë punën dyvjeçare me reformat e drejtësisë

    Euronews: Shqipëria vendi i përzgjedhur evropian i gjelbër i muajit 

    Hovenier reagon për djegien e veturave me targa RKS, kujton zhgënjimin e 2 nëntorit

    Të Fundit

    Përparim Rama nesër i bashkohet marshit “Liria ka emër”

    Krasniqi: Marrëveshja Kurti – Vuçiq i avancon pretendimet e Serbisë dhe të Kishës Serbe ndaj Kosovës

    Digjen dy vetura në Lakrishtë të Prishtinës (VIDEO)

    Olta largohet papritur nga shtëpia e Big Brother

    Festivali i Dritave shndërron Sofjen në një galeri të madhe arti

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.