Kampioni i Ligës Premier, Manchester City ka hapur bisedimet me Chelsean për mesfushorin Mateo Kovacic.
Mesfushori kroat ka edhe një vit në kontratën e tij me Blutë, por mund të largohet këtë verës.
Megjithatë, Kovacic është i disponueshëm këtë verë me klubin londinez që ka probleme me Fair Play Financiar pas shpenzimeve të mëdha vitin e fundit.
Sipas mediumit London Evening Standard, kampionët e Cityt kanë bërë lëvizjen e tyre këtë javë dhe bisedimet kanë nisur mes palëve.
Kovacic është i etur për të parë që marrëveshja të ndodhë dhe ka besim nga të dyja palët që ajo të përfundojë me sukses.
Trajneri i ri i Chelseat , Mauricio Pochettino, nuk do të qëndrojë në rrugën e Kovacic, pasi ai kërkon të ri-formësojë skuadrën që ka trashëguar.
Çmimi i Kovacic llogaritet të jetë 40 milionë euro, por City shpreson ta blejë për një çmim më të ulët.