Në Mamushë një person ka pësuar lëndime të rënda në vendin e punës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin një person është ndalur për 48 orë.
Ndërkaq, personi është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Në komunën e Mamushës ku një qytetar ka pësuar lëndime të renda në vendin e punës, i njëjti është duke u trajtuar në QKUK, janë ndërmarrë të gjitha veprimet, e kemi një person të ndaluar për 48 orë”, tha Veseli