Përfaqësuesi i Maltës në OKB i ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë t’i respektojnë marrëveshjet e dakorduara, duke shtuar se palët duhet t’i zgjidhin mospajtimet me dialog.
Sipas këtij shteti, zotimet duhet të implementohen, e Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të jetë “qenësor në procesin e normalizimit”.
“Theksojmë rëndësinë që të dyja palët të respektojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, përfshirë edhe marrëveshjen për rrugëtimin e normalizimit të marrëdhënieve që është dakorduar në Ohër vitin e kaluar”.
“Apelojmë që të implementohen zotimet, implementimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të jetë qenësor në procesin e normalizimit dhe shpresojmë që të bëhet punë më e përshpejtuar gjatë muajve në vijim. Kjo është e vetmja rrugë që çon në anëtarësim në BE”, u tha nga përfaqësuesi.