Profesori universitar, Fadil Maloku ka shkruar në lidhje me takimi që do të mbahet për Asociacionin, shkruan GazetaDemos.
Ai thotë se Serbisë me Asociacion, nuk do u dhurohen të drejtat demokratike për serbët lokal por, do i dhurohen 500 miliarda pasuri kombëtare shqiptare.
Maloku thotë se Trepça, ishte ai burimi kryesor apo ajo “arteria” kryesore e zhvillimit dhe e investimeve kapitale, në ish-Jugosllavi. Thënë më ndryshe, pasuria e Trepçës në tregun global, sipas parametrave të Bankës Botërore (BB), paska minimum vlerën e tri Shqipërive londineze.
Ai thotë se Serbia duke i keqperdorur serbet lokal të komunave të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit mundohet ta ushtroj ndikimin e saj mbi këto resurse të Kosovës.
Tutje, në shkrimin e tij përmendet edhe këmbngulja e Vuqiç në komunat e veriore e mos-përmendja e komunave jugore.
Ai thekson edhe disa “pozicionime shqetësuese” të procesit.
S’pari, OPOZITA kosovare (nuk e kam fjalën vetëm opozitën parlamentare, por, të tërën!) mendoj se; DUHET të deklarohet dhe të artikulohet shumë më QARTË rreth modelit apo tipit të Asociacionit që ajo mendon se ka nevojë Kosova. Pastaj, cili është mendimi dhe gjykimit preliminar, e më pastaj edhe ai final rreth propozimit qeveritar (Asociacioni një etnik)! Kjo do e ndihmonte shumë demokratizimin e vendit, sepse, vendimet e interesit vital të shtetit dhe kombit, nuk duhet të merren asnjëherë në tavolinat e “qosheve” dhe kuluareve që mund të dalin edhe nga premtimet joshëse për pushtetardhje po edhe pushtetmbajtje (!), nga aleatët dhe miqtë ndërkombëtar! Përçarja, në këto momente (midis tjerash edhe) historike, përveç që do na i dëmtoj interesat tona afatgjata shtetërore e kombëtare në rajon, por do na e prolongoj po edhe kontestoj në vijimësi kohore ambicien dhe synimin tonë për bashkimin e paevitueshëm, në horizont me Shqipërinë. Por, vendi ku më së miri sqarohet ky (ri)pozicionim, qoftë ai klanor apo partiak, po pse jo edhe ideologjik, shtetërorë e kombëtar për Asociacionin, është aula e Parlamentit të Kosovës, është qeveria e Kosovës, është opozita, mediet shoqëria civile, akademia (e jonë e mjerë!), etj. Madje “adresa” e fundit është publiku, apo qytetaria ose populli (që për ca mund të jetë edhe një turmë inerte!) që mund të zgjedhë mënyrën e demonstrimit (rrugën dhe votën) të fuqisë së vetë, si akterë dominant. Nëse, Parlamenti e ka problem ta zhvilloj debatin parlamentar për pro et contra Asociacionit, atëherë mendoj, që kjo çështje (që dosido prekë në shpresën dhe synimet afatgjata qytetare) DUHET të “testohet” përmes Referendumit, në mënyrë që përgjegjësia po edhe kompetencat, legaliteti dhe legjitimiteti juridiko-politik, drejtpërdrejtë të kalojnë tek qytetaria. Me këtë “formulë”, tani fati i shtetësisë së Kosovës vendoset; jo nga qeveria, jo nga opozita, jo nga akademia, jo nga shoqëria civile, jo nga ndonjë qeveri teknokrate, por nga vis maiori -populli (alias qytetaria e emancipuar politike).
S’ dyti, nëse respektohet ky vullnet (që në asnjë sistem me asnjë normë as morale e as juridike, nuk kontestohet as si frymë e as si gjendje e status social) i qytetarisë kosovare (qoftë madje edhe si demonstrim civilizues (paramendoni; 1 milion shqiptar në Sheshin Ibrahim Rugova!) që po e supozojmë përmes Referendumit, atëherë nuk e kam dyshimin se populli me vullnetin e vet do ia dhuron Serbisë veriun e Mitrovicës, dhe për rrjedhojë funksionalitetin e krejt shtetit të Kosovës! Por, nëse ndodh e kundërta; pra, pa vullnetin e tij copëtohet Kosova (dhe i dhurohet veriu heshtazi pa asnjë reagim as publik e as jopublik) dhe kjo përjetohet si humbje e së drejtës përkundër forcës, atëherë mbetet kjo kërkesë e përjetshme për rivendosjen e drejtësisë dhe krijimin e forcës për të. Kjo e fundit ka shumë rëndësi: serbët e ruajtën në kujtesë si humbje të padrejtë të Kosovës në vitin 1389, dhe me shekuj punuan për rikthimin e Kosovës nën Serbi, gjë që e arritën në shekullin 20. Shqiptarët e ruajtën në kujtesë humbjen e Kosovës në vitin 1913, dhe po punojnë për rivendosjen e drejtësisë. Por kur diçka jepet vullnetarisht, e humb përgjithmonë këtë forcë lëvizëse. Kjo është thënë me ndryshe, dialektika e kthimit të humbjes në fitore, dialektikë që shpërbëhet përfundimisht kur humbja përjetohet si fitore dhe mençuri politike e një qytetarie të momentit.
S’treti, si (pozicionim shqetësues, për gjithë ne) ka mundësi, që z. Escobar: në epiqendër të bisedimeve, (në vend që të vë “njohjen reciproke”, ashtu, siç edhe bëri dhe rekomandoj Presidenti Joe Biden) madje para tyre vë krijimin e Asociacionit (!?), ashtu siç kërkon edhe Presidenti serb Vuçiqi?! z. Escobar, pastaj na jap ultimatum për krijimin e Asociacionit, mbase do ta fillojë numërimin 6,5,4,….. Derisa, në anë tjetër z. Cholet, deklaroj; “…nuk kam ardhur këtu për me vendosë kurrfarë ultimatumi (përgjigje dhënë medies serbe kur e pyetën nëse Asociacioni, duhet të krijohet sipas marrëveshjes së Brukselit)”? Pyetja milionëshe është; si ka mundësi që për një problematikë (që për mendimin tim fare, s’ka asnjë peshë gjeostrategjike /s’po them edhe gjeopolitike/, për Shba-t) të kemi deklarime të këtilla? A mos z. Escobar po ndjek një agjendë të ndjesive dhe emocioneve personale?A mos ndoshta qëndrimin e vet subjektiv si individ e projekton te kryeministri i Kosovës, kur e redukton “në individ” që nuk po pranon asociacionin një etnik serb?? Tekefundit, ky subjektivizëm i supozuar nuk ka edhe aq rëndësi! Mbase, ashtu si z. Grenell, z. Escobar (e tashmë edhe Kris Hill!?) arrin ta krijojë një situatë kur votuesi duhet votojë për një pikë të vetme, si në një referendum: pro apo kundër themelimit të asociacionit një etnik serb…?! S’fundi, skandali i plasur këtyre ditëve, nga “oborrëtarët” e Edi Rames, po edhe Ai vetë që kanë arritur të bëjnë lobingje dhe blerje të deklaratave nē favor të qeverisë autokrate shqiptarr nga ana e zyrrarit të lartë të FBI, z. Charles McGoniga, dëshmon më së miri se edhe Amerika, nuk është imune ndaj ndikimeve politike, as nga lobingu serb, e as nga ai rus. Por, kur është në pyetje tema e dialogut (për mua negociatave të panevojshme!) të Kosoves me Serbinë, duhet theksuar se; Asociacioni që tashmë (ka kohë që po “banon”) në kokat dhe mendjet tona sociale, është shndrruar në një “big brother” politik, nuk është assesi ndonjë “produkt made in USA” sepse, (bazuar në gjitha deklarimet publike, ata pajtohen me çfardo zgjedhje qe ne e pranojmë në raport me Serbinë!) interesat amerikane dosido përputhen në faza afatgjata, me interesat tona shqiptare…