Profesori universitar, Fadil Maloku, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në vend.
Ai ndër tjerash tha se nuk duhet ti kërkohet BE-së sanksionimi i Serbisë.
Shkrimi i plotë i tij:
1. Nuk duhet t’i kërkohet BE-s; – As sanksionimi i Serbisë; sepse; s’pari, përkundër vullnetit dhe qēllimit fisnik që mund ta keni pa asnjë dyshim, nuk ështē në kompetencën Tuaj kjo çështje dhe s’dyti, nuk është ndonjē ndëshkim drakonik qē Brukseli dëshiron tē ai imponoj dot Serbisē). Në vend të kësaj, kërkoni me ngulmē si “këmbim” pēr Asociacionin, njohjen e pesë vendeve të BE-s dhe njohjen reciproke (si ishte insistimi fillestar!) me Serbinë. Ngase, “njohja de facto” siç po pretendohet se është (fakt i kryer!) nuk garanton ripërsëritjen e tensionimeve dhe shqetësimeve në një të ardhme të afërt.
2. E nuk duhet (poashtu) t’i kërkohet BE-s; As heqja e masave eufemiste ndëshkuese (disa po thojnë sanksione); sepse, kjo masë kundruall “njohjes de facto” është jo vetëm një “pazar” tejet i ulēt, krahasuar me njohjen “de jure”. Njohje, kjo që përfundimisht mund ta përmbys si ambicien (për destabilizim) ashtu edhe synimin (për ta”mirëmbajtur” gjallë shpresën e rikthimit në “Jerusalemin”) serb për ta bërë Kosovën pjesē e “botës së re serbe”.
3. Nē vend tē kētyre kērkesave (Zonja Presidente e Z. KM) që po ripërsëriten pandalur në publikun e gjerë gjithshqiptar, mendoj që do ishtē mençuri po edhe një lloj utilitarizmi politik për interesat tona vitale shtetërore e kombëtare, sikur diplomacia shqiptare (e kam fjalën edhe ate të Shqipërisë) të angazhohej për “ofensiva” të reja për (jo vetëm këto pesë shtete qē nuk na kanë njohur) njohje të reja. Mos të harrojmë, ka vite të tëra qē nuk kemi as edhe njē njohje të vetme!? Diplomaciaduhet me “shpejtësi drite”, tē hartoj plane (afatshkurtë, afatmesme e afatgjata) për njohje të reja…