LajmeZgjedhjet 2025
Maloku i AAK-së zhvillon takime me banorët në Leshan e Zahaq, thekson nevojat për investime në shtretërit e lumenjëve dhe ndërtimin e liqejve artificial
Kandidati për deputet nga Aleanca përzemërsisht Ardhmërinë e Kosovës, Adil Maloku ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Leshan e Zahaq, shkruan GazetaDemos.
Ai tha se mori mbështetje të madhe nga banorët.
Gjatë takimit u theksua degradimi i nivelit të qeverisjes në vend, nevojat imediate në ndërhyrjen e rregullimit të shtrateve të lumenjëve, duke cekur edhe investimet në ndërtimin e liqejve artificial për ujitje, ku për 4 vite në sektorin e ujitjes do të investohen 100 milionë euro.