Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Maloku: Albin, tani bëhu pragmatik e praktik!

    04/02/2024 22:37
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga Fadil Maloku:

    1. Albin Kurtin, KM e Kosovës e njoh për shumë vite… E kam përkrahur dhe inkurajur publikisht guximin e Tij edhe atëherë kur të gjithë ishin kundër! Tani, me argumentet e shtrirjes së sovranitetit në veri që padyshim po rriten dita ditës, kam përshtypjen se është koha që “xherdanit” të guximit të ia bashkangjes edhe tiparin e burrështetasit, e sidomos ate të pragmatikut racional dhe realistit praktik, në kuptimin që të vazhdojë të lozë lojën “ngrehe e mos e këput”…! E them këte duke u bazuar gjithnjë në dinamikën e zhvillimeve dhe proceseve gjeopolitike e gjeostrategjike që po ndodhin aktualisht anembanë globit. E ku ne shqiptarët duhet ta marrim dosido hisen tonë historike të refuzuar e të kontestuar me shekuj të tërë. Thënë më thjesht; duhet faktorizohemi, pa asnjë dyshim. E për këte, përveç guximit politik, na duhen si gatishmëria jonë ushtarake ashtu edhe forca e rritur ekonomike…

    2. Tani, kujtoj që çdo veprim i mëtejm politik, në raport me Serbinë (dhe jo vetëm ai politik, por, edhe ai ushtarako-policor!) do duhej matur mirë e më mirtë dhe të bëhet (pa asnjë dyshim!) në kordinim me aleatët tanë strategjik.. Arsyeja e vetme, kujtoj unë është dhe do mbetet, se në këtë “odisejadë” të sovranitetit të ngritur e padyshim edhe të rritur sot, nuk jemi vetëm ne. Kushedi, mund të ndodh që në këte ekapansion gjeopolitik e gjeostrategjik tonin, të kemi ndonjë “fije” shprese për t’u realizuar ëndrra jonë për Shqipërinë Etnike!

    3. Këte dilemë fare nuk e kam! Sepse, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më të vetëdijshëm (për rolin e tyre) dhe me mobil (në kuptimin e rëndësisë dhe peshës sonë “specifike”) se sa sot, sidomos kur janë në pyetje interesat gjithëkombëtare në këte pjesë të botës. Uroj të kem të drejtë…

    Artikuj të ngjashëm

    “Nusja(qeveria) po krihet, katundi (shoqëria) po digjet”!

    A do ketë luftë të re në Kosovë?

    Maloku: Ja pse u vra Liridona Ademaj 

    Të Fundit

    Pak ditë para ndeshjes me Serbinë, FSHF del me njoftim

    ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

    Haxhiu vushtrrias vdes në Qabenë e bekuar, do varroset atje

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.