Sport

Mallorca publikon dy rekordet që synon ti thyej Vedat Muriqi

Vedat Muriqi po kalon sezonin e tij më të mirë të karrierës.

Sulmuesi kosovar ka shënuar 18 gola këtë sezon me skuadrën e Mallorcas, duke qenë golashenuesi i dytë më i mirë në la Liga, pas Kylian Mbappes, shkruan IndeksOnline.

Skuadra e Mallorca ka publikuar dy rekordet qësynon ti thyej ”Pirati” gjatë këtij sezoni dhe të futet në historinë e klubit.

Muriqi deri tani ka shënuar 52 gola dhe është vetëm dy gola larg për të barazuar legjenden, Samuel Eto’o si golashenuesi më i mirë i Mallorcas dhe tre gola për tu bërë golashenuesi më i mirë.

Rekordi tjetër është ai me më së shumti gola brenda një sezoni, ku Muriqi duhet ti shënoj edhe 10 gola deri në fund të kampionatit, për të thyer rekordin e Dani Guiza, i cili kishte shënuar 27 gola gjatë sezonit 2007/08.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button