Malisheva e ka mposhtur Ferizajn, në kuadër të javës së 20-të të Superligës.
Vendasit në stadiumin “Liman Gegaj”, fituan me rezultat 3:2.
Skuadra e Bekim Isufit, i rikthehet fitoreve pas katër ndeshjeve.
Golat për malishevasit i shënuan Dreni Kryeziu, Laurent Xhylani dhe Drilon Hazrollaj, derisa për ferizajasit realizuan Qlirim Avduli dhe Edon Sadriu.
Falë kësaj fitoreje, Malisheva e përforcoi pozitën e tretë në tabelë me 33 pikë, tri më pak se Ballkani, i cili është i dyti.
Ndërkohë, Ferizaj e lëshoi mundësinë që të ngritet në tabelë, ndërsa e sheh veten në një pozitë të rrezikshme, atë të tetë me 23 pikë.