Lajme

Maliqi tallet keq me VV-në: Shqipëria krijoi “Diellën”, këta tanët kanë me e shpikë “Botovićin”

Politologu Agon Maliqi është tallur keq me VV-në.

Duke e komentuar krijimin e Diellës përmes inteligjencës artificiale për të përmirësuar qeverisjen, ai ka ironizuar duke thënë se edhe Qeveria e Kosovës do të veprojë në këtë drejtim.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Qeveria e Kosovës do të shpik “Botovićin” për të zgjidhur problemin me pakicën serbe.

“Shqipëria e krijoi si ministre Diellën për me e përmirësu qeverisjen përmes inteligjencës artificiale. Këta tanët ka gjasa në këtë formë kanë me këqyrë me e zgjidhë problemin e pakicës serbe, duke e shpikur Botovićin, përfaqësuesin serb të dizajnuar sipas qejfit tonë. E bëjmë edhe gjykatës në kushtetuese, edhe ministër, edhe kryetar partie me 10 deputetë. Botovići psh. mund të programohet për me e çmontu Ahtisaarin, me u përkulë para Lidhjes së Prizenit edhe me dëshmu para faktorit ndërkombëtar se sa entuziast është për shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button