Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maliqi përmend mundësin që në Alaska të diskutohet edhe Ballkani: Kosovës i duhet mbështetja e SHBA, s’e merr me këtë lidership

    09/08/2025 21:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i çështjeve politike Agon Maliqi, ka komentuar takimin e Trump-Putin, i cili është paralajmëruar të ndodh në Alaska. Maliqi ka thënë se në këtë takim, temë dominuese do të jetë Ukraina, porse, është mundësia ‘‘për rishikimin e plotë të marrëdhënieve ShBA-Rusi, e cila i prek edhe interesat e tyre në Ballkan’’.

    Maliqi ka deklaruar se Serbia ka punuar për t’u pozicionuar fort në Washington, gjë që kulmoi me vizitën e Marko Djuriq në Departamentin e Shtetit, ku takoi Marco Rubion.

    Kurse, Kosova në anën tjetër, ka thënë Maliqi, në mungesë të një qeverie legjitime, nuk ka agjendë të përbashkët politike të nivelit të lartë.

    I njëjti ka thënë edhe se Kosova ka nevojë për mbështetjen e SHBA-ve, porse, sipas tij, s’do ta marrë me ‘‘lidershipin e deritashëm politik i cili gjërat i sheh përmbys’’

    Postimi:

    Dje Armenia dhe Azerbejxhani u treguan vende të pjekura dhe e arritën një marrëveshje të paqes në Shtëpinë e Bardhë, përkundër tensioneve të shumta të viteve të fundit, përfshi edhe luftën për Nagorno-Karabakh. Kjo ishte shenja e radhës e humbjes së plotë e ndikimit të Moskës edhe në mahallën e vet. Trump duket se e ka rritur dinamikën e angazhimit në përpjekjen për t’u kornizuar si “President i Paqes”. Me 15 gusht pritet takimi Trump – Putin në Alaskë (ShBA), ku temë dominuese do të jetë Ukraina, por edhe mundësia për rishikimin e plotë të marrëdhënieve ShBA-Rusi, e cila i prek edhe interesat e tyre në Ballkan.

    Gjatë kësaj periudhe Serbia ka punuar për t’u pozicionuar fort në Washington, gjë që kulmoi me vizitën e Marko Djuriq në Departamentin e Shtetit, i pari takim i një zyrtari ballkanas me Marco Rubion. Kosova ndërkohë në mungesë të një qeverie legjitime dhe me Presidencë në skadim të mandatit, nuk ka agjendë të përbashkët politike të nivelit të lartë. Ka vetëm vazhdimësi të bashkëpunimit me Pentagonin për FSK, diskutime të reja për prodhimin e përbashkët të armëve, si dhe vazhdimësi në projekte ekonomike si ai me MCC. Këto sado që janë pozitive nuk duhet të merren si shenjë e ndonjë përafrimi të nivelit të lartë politik, janë thjesht vazhdimësi e përkrahjes së ShBA për kapacitetet e Kosovës.

    Ajo për të cilën Kosova ka nevojë është mbështetja politike e ShBA për njohjen, sidomos nga vendet anëtare të NATO, dhe për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë që na zhbllokon ndërkombëtarisht. E këte gjë Kosova nuk do ta marrë me kursin dhe lidershipin e deritashëm politik i cili gjërat i sheh përmbys. Në fakt, kush merr vesh në këto punë ka vite që paralajmëron se fatura e qasjes populiste ndaj veriut është cungimi ndërkombëtar i Kosovës dhe dorëzimi i aleatit tonë kryesor në duart e Beogradit.

    Artikuj të ngjashëm

    “Më dhunuan në sy të dy grave, i kishin dhunuar edhe ato”- rrëfen i mbijetuar i dhunës seksuale nga lufta e fundit

    Mbahet një protestë për Gazën në Prishtinë

    “Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin” – Imri Ahmeti jep superlajmin për stadiumin “Sami Kelmendi”

    Të Fundit

    Maliqi përmend mundësin që në Alaska të diskutohet edhe Ballkani: Kosovës i duhet mbështetja e SHBA, s’e merr me këtë lidership

    “Më dhunuan në sy të dy grave, i kishin dhunuar edhe ato”- rrëfen i mbijetuar i dhunës seksuale nga lufta e fundit

    Mbahet një protestë për Gazën në Prishtinë

    “Përtej fjalëve, me punë për Lipjanin” – Imri Ahmeti jep superlajmin për stadiumin “Sami Kelmendi”

    “S’ka kthim mbrapa”, Grenell: Trumpi do të përfshihet hap pas hapi në çështjen e Kosovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.