Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maliqi për sulmin në Moskë: Mund ta përshkallëzojë luftën në Ukrainë e pasojat mund t’i ndjejmë edhe në Ballkan

    22/03/2024 21:10
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohës i cështjeve politike, Agon Maliqi ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit që po ndodhin në Moskë.

    Maliqi ka thënë se narracionet e para në mediat ruse e fajësojnë perëndimin dhe Ukrainën, ndërsa narracionet e para në perëndim i kujtojnë sulmet e mëparshme terroriste në Rusi që kjo e fundit i shfrytëzonte për t’u mobilizuar në Çeçeni.

    Ai tutje ka thënë se ky është një zhvillim që me shumë gjasë e përshkallëzon seriozisht luftën në Ukrainë dhe efektet e të cilit do t’i ndiejmë edhe në Ballkan.

    “Njoftimi i Ambasadës së SHBA në Moskë para dy javësh: “Ekstremistët kanë plane për sulme të menjëhershme me cak tubimet masive në Moskë, përfshi koncertet…” Sonte në Moskë po zhvillohet një masakër në sallë koncertale me dhjetëra, ndoshta qindra, të vrarë. Narracionet e para në mediat ruse e fajësjonë perëndimin dhe Ukrainën.

    Narracionet e para në perëndim i kujtojnë sulmet e mëparshme terroriste në Rusi që kjo e fundit i shfrytëzonte për t’u mobilizuar në Çeçeni. Në çdo rast, pas thirrjes se djeshme të Putin për mobilizim të qindra mijëra ushtarëve të tjerë, ky është një zhvillim që me shumë gjasë e përshkallëzon seriozisht luftën në Ukrainë dhe efektet e të cilit do t’i ndiejmë edhe në Ballkan.” – ka shkruar Maliqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Maliqi: Asociacioni pengesë për integrimin euroatlantik – kushdo që vjen në pushtet pas shkurtit duhet të merret me të

    “‘Edhe bar do të hamë’ dhe pushimet do t’i kalojë në Palma de Ujman”, Maliqi tallet me propagandën e çmimeve në Shqipëri

    Maliqi tregon cili është dallimi i madh mes Kurtit dhe Osmanit 

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.