Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maliqi për propozimin e Borell: Kush garanton se Serbia bën ndonjë hap pasi Kosova ta krijojë Asociacionin

    15/09/2023 20:44
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Analisti Agon Maliqi ka publikuar sot propozimin e BE-së në takimin e djeshëm në Bruksel në kuadër të dialogut, e që sipas tij është publikuar nga media të besueshme. Në këtë dokument sipas Maliqit janë paraqitur sekuenca të ngjarjeve që do t’i hapnin rrugë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

    Sipas përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, me këtë propozim është pajtuar presidenti serb, Aleksandër Vuiq, teksa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti jo.

    “Siç konfirmojnë tashmë disa media të besueshme, ky është propozimi i BE-së në takimin e djeshëm në Bruksel për sekuencën e ngjarjeve që do t’i hapnin rrugën anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare. BE thotë se Vuçiq ishte dakord me të, Kurti jo”, tha ai.

    Tutje Maliqi shtroi pyetjen se “Kush garanton se Serbia bën ndonjë hap pasi Kosova ta krijojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.“Problemi kryesor në këtë renditje janë garancitë e ndërmjetësit: kush mund të garantojë se Serbia do të bëjë ndonjë lëvizje pas ASMM? A kanë BE/SHBA fuqinë dhe instrumentet? Kjo frikë buron nga kompromisi i Ahtisaarit të vitit 2008, të cilin Kosova e nënshkroi me garancitë perëndimore, por ja ku jemi”, shkroi tutje Maliqi.

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasadori britanik: Kosova duhet t’iu besojë aleatëve dhe ta themelojë Asociacionin

    Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin 

    Asociacioni dhe anëtarësimi në KiE – porositë që Sarrazin i solli në Kosovë

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.