Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Maliqi: Emisarët perëndimorë me ultimatum për Kurtin e Vuçiqin për zbatimin e marrëveshjes

    24/10/2023 16:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Njohësi i zhvillimeve politike në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se nga ajo që është kuptuar deri më tash, në planin e pesë emisarëve perëndimorë që qëndruan në Kosovë e Serbi përfshihet çështja e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe hapat për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    “Me gjasë [emisarët perëndimorë] kanë ardhur me një ultimatum mbi sekuencën dhe hapat se si do të shkohet deri te zbatimi [i marrëveshjes]. Propozimi, me gjasë, nuk është i hapur për komentet e palëve, por më shumë është si dokument ose si një sekuencë e formës ‘pranoje ose lëre’. Kjo duket qartë, për shkak se afatet kohore për fillimin e zbatimit të marrëveshjes, po harxhohen”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

    Sipas tij, fakti që ekzistojnë pritje që liderët e Kosovës dhe Serbisë të takohen sa më shpejt, tregon që vendet e QUINT-it – SHBA-ja, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Italia – kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe hapa të shpejtë nga të dyja palët.

    Maliqi thotë se kërkesat e ndërkombëtarëve me siguri që nuk lënë anash as sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

    “Në lidhje me zhvillimet në veri, gjithsesi duhet të ketë dhe besoj se do të ketë [kërkesa nga emisarët perëndimorë], qoftë në formën e kushtëzimeve për Serbinë në rrugën e saj integruese, apo edhe ndonjë propozim konkret se çka pritet prej Serbisë në kuptimin e marrjes së masave ndaj grupit [të armatosur]. Kjo besoj se është shumë e nevojshme që të krijohet një lloj fryme e parandalimit të çfarëdo përpjekjeje të ardhshme për destabilizim”, thotë Maliqi.

    Pranimi i kërkesave të emisarëve perëndimorë, sipas tij, do të varet nga pasojat që po këta emisarë do t’ua komunikojnë palëve, në rast se nuk i pranojnë ato./REL/

    Artikuj të ngjashëm

    Maliqi: Asociacioni pengesë për integrimin euroatlantik – kushdo që vjen në pushtet pas shkurtit duhet të merret me të

    “‘Edhe bar do të hamë’ dhe pushimet do t’i kalojë në Palma de Ujman”, Maliqi tallet me propagandën e çmimeve në Shqipëri

    Maliqi tregon cili është dallimi i madh mes Kurtit dhe Osmanit 

    Të Fundit

    Haradinaj: Përherë mirënjohës Amerikës, festa e tyre është edhe festë e jona

    Çitaku i reagon Hoxhajt: Jam pak e befasuar me mbështetjen që i dha koalicionit PDK-LVV

    Putin dhe Macron bisedojnë për herë të parë në telefon pas gati tre vitesh

    E trishtë në Greqi: 14-vjeçarja shqiptare bie nga një urë 10 metra e lartë

    Tasholli thotë se Vetëvendosje është “e plagosur politikisht”: Me Haxhiun po tentojnë ta mirëmbajnë pushtetin

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.