Qeveria e Malit të Zi do t’u paguajë 60 mijë euro 155 punonjësve të Gjykatës Themelore në Podgoricë, për rastin e 3 marsit, kur 40-vjeçari Mladen Bulatoviq hyri në atë gjykatë dhe aktivizoi një granatë dore.
Bulatoviq u vra nga shpërthimi i bombës, ndërsa pesë persona u plagosën.
Paratë do t’u paguhen punonjësve që “i kanë mbijetuar stresit për të qenë në vendngjarje në incidentin e ndodhur në fillim të marsit të këtij viti”, njoftoi qeveria e atjeshme, raporton N1.
Kjo do të thotë se 155 punonjës të gjykatës do të marrin nga 387 euro.
Mjetet do të paguhen nga buxheti.