Lajme

“Malazezët po na bllokojnë me qëllim”, mërgimtari lajmërohet nga kufiri: Çdo vit po na maltretojnë kështu në Mal të Zi

GazetaDemos që nga mëngjesi i sotëm ka pranuar dy ankesa të mërgimtarëve të cilët tashmë veçse i kanë përfunduar pushimet në Kosovë, dhe po kthehn në vendin ku jetojnë e veprojnë.

Të dy të lartëcekurit kanë bërë me dije për redaksinë tonë se pritjet në Mal të Zi, e Kroaci janë të gjata.

”Për të hyrë te kufiri kroat, pritjet janë afërsisht katër orë. Për katër orë, veç 800 metra kemi lëvizur”, tha njëri nga mërgimtarët.

Ndërsa, mërgimtari tjetër u ankua se këto pritje bëhen gjithmonë në kufirin malazezë, me çrast kërkoi të shqyrtohen arsyet.

“Edhe na prej Peje po presim në kufirin e Malit të Zi me orë të tëra. Edhe shumë po më intereson pse po presim në kufirin e Malit të Zi, e jo këtu ku është Policia e Kosovës? Pra, te kufinjtë e Kosovës nuk ka pritje, po kalojmë pa problem, malazezët po na bllokojnë me qëllim, po krijojnë kolona prej 5km. Dikush duhet me bo diçka për këtë gjendje qe shumë vite po na maltretojnë në këtë mënyrë malazezët”, tha ai.

Back to top button