Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Majlinda Kelmendi flet për medaljen e argjendtë të Distria Krasniqit: Më shkuan lotët kur humbi në finale

    29/07/2024 10:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Majlinda Kelmendi ka folur për medaljen e argjendtë të fituar nga Distria Krasniqi në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.

    Distria Krasniqi humbi në finale, derisa për Majlindën ka qenë një humbje e dhimbshme.

    Ish-fituesja e medaljes Olimpike tani në rolin e trajneres ka thënë se në finale i shkuan lotët kur pa Distrinë duke humbur, megjithatë ajo tha se medalja e argjendtë është një sukses i madh për Kosovën.

    “Realisht momenti kur humbi Disi në finale më kanë shkuar lotët pasi kam qenë 1 milionë përqind e sigurt që ka me fituar”.

    “Momenti kur përfundoi lufta e kam pasur një shok të vogël, por prapë se prapë medalja është medalje dhe ngjyra nuk luan shumë rol kur je në podium”.

    “Më vije shumë mirë për Disin, për Tonin për ekipin në përgjithësi dhe Kosovën si shtet. Hera e tretë që Kosova po merr pjesë në Lojërat Olimpike dhe për herë të tretë prapë po marrim medalje dhe thjesht po ia dëshmojmë botës që kemi një rini të shëndoshë dhe shumë kohë më parë është dashur të na jepet mundësia t’i tregojmë vlerat tona si komb”, ka deklaruar Majlinda Kelmendi për faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.