Ish-kryeministri shqiptar, Pandeli Majko ka reaguar pas vizitës së tij në Hagë tek krerët e UÇK-së që po mbahen në paraburgim pothuajse që dy vite.
Majko ka shkruar se ndihet krenar siç i quan ai vëllezërit e tij, ndërsa u ka dhënë edhe nga një epitet.
“Sot, në burgun e Hagës me Hashim Thacin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Hashimi i qetë. Kadria i qartë. Jakupi i sprovuar. Rexhepi i papërsëritshëm. Për tju gjindur në krah, betejës së fundit, për të mbrojtur emrin e UCK-së! Jam krenar për vëllezërit e mij”, ka shkruar ai në “Facebook”.