Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka quajtur “madhështore” festën e organizuar nga qeveria për nderë të mërgatës.
“Faleminderit Mërgatë” quhet festa të cilën e organizoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) në shenjë falënderimi për mërgatën e që përkon edhe me 25-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Aktivitetet për këtë “festë madhështore” kishin brenda një koncert në sheshin ‘Skënderbeu’ me këngëtarët Dafina Zeqiri, Ardian Bujupi, Luiz Ejlli, Mc Kresha, Lyrical Son dhe Fisnikët.
Një fotografi nga ngjarja, e shfaq ministren Gërvalla përkrah Luiz Ejllit, këngëtarit nga Shqipëria që kulmoi famën e tij me pjesëmarrjen dhe fitoren e spektaklit televiziv, Big Brother Albania.
Gjatë këtij koncerti, Gërvalla mori vëmendjen e të gjithëve për shkak të një ngacmimi në distancë për Vjosa Osmanit, presidenten e vendit dhe dikur bashkëpunëtoren e saj në zgjedhjet parlamentare.