Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka rrëfyer jetën e saj që nga fëmijëria.
Ajo ka treguar se si i është dashur t’i kryej të gjitha punët e shtëpisë e pastaj të shkojë në shkollë.
Më tutje ajo ka treguar se çka preferon të bëjë në kohën e lirë.
”Jam sfiduar shumë herët, po kjo më ka bo ma të fortë dhe kjo më ka bo që humbjet tjera që janë shumë më të vogla me i përjetu shumë ma lehtë. Jeta më ka përgatit shumë herët, me u përballë me sfidat. Në adoleshencën time, kur kam qenë ma e re, kam pasë një sfidë tjetër që më është dashtë me u kujdes edhe për shtëpinë edhe për familjen edhe për ushqmin. Jo me e siguru ushqimin por me e përgatit. I kam provu të gjitha, nëse mund të them kam qenë një shtëpiake e mirë në atë kohë mirëpo krahas kësaj kam vazhduar edhe shkollimin. Për shembull në klasën e 7-të mu më është dashtë me u zgju herët në mëngjes me i kry të gjitha punët e shtëpisë e me shku në ora 08:00…”, tha Musliu.