Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Mickovski kërkon luftë me shqiptarët për ta ndarë në dy pjesë Maqedoninë

    27/03/2024 20:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Xhevat Hasani 26 mars 2024

    Mickovski kërkon luftë me Shqiptarët për ta ndarë në dy pjesë Maqedoninë Në popull thuhet: «Mos e vetë (pyet) se kallëzon vet!»

    Kështu edhe Hristijan Mickovski, kryetari i VMRO-DPMN-së, duke kërkuar (më 20. 10. 2023) që Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri të urdhëroj që çdo të hënë në të gjitha shkollat e vendit të intonohet himni i Maqedonisë së Veriut, ka treguar vet se kush është e çka planifikon të bëj me Maqedoninë, nëse partia e tij probullgare dhe proruse do t`i fitonte zgjedhjet parlamentare, të cilat do të mbahen me 8 maj të vitit 2024.

    Duke pasur parasyh se në himnin e Maqedonisë Veriore përmenden vetëm maqedonët dhe nuk përmeden fare shqiptarët, Mickovski e ka të qartë se shqiptarët nuk do ta intononin himinin e Maqedonisë çdo të hëne në shkollat në gjuhën shqipe.

    Dhe pikërisht ky kundërshtim i shqiptarëve dhe ndonjë kundërshtim tjetër i arsyeshëm i tyre, Mickovskit i duhen si shkase për ndezjen e ndonjë konflikti të armatosur në mes të shqiptarëve në njërën anë, dhe forcave ushtararko-policore të Maqedonisë, të përbëra në masën rreth 80% me oficerë, ushtarë e policë maqedonë.

    Pse VMRO-DPMN-së i duhet konflikti ndëretnik me shqiptarët, këtë tani më e kanë kuptuar edhe zogjet e malit! Kësaj partie si edhe në vitin 2001 i duhet konflikti me shqiptarët, me qëllim të ndarjes së Maqedonisë në dy pjesë:

    Në Pjesën e Madhe të cilën VMRO-ja planifikon t`ia bashkoj Bullgarisë sipas planeve të Rusisë dhe në Pjesën e Vogël e cila do t`i bashkohej Shqipërisë. Pikërisht për ta parandaluar konfliktin e mundshëm ndëretnik dhe për rrjedhojë edhe ndarjen e padrejtë të Maqedonisë në dëm të shqiptarëve, partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni duhet ta pamundsojnë ardhjen e VMRO-DPMN-së në pushtet, kuptohet duke mos bërë koalicione qeveritare me të.

    Disa parti të vogla shqiptare duke u pozicionuar në krahun e VMRO-DPMN-se në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2024, ato nuk bëjnë tjetër veçse e favorizojnë ardhjen në pushtet të VMRO-së, me të gjitha pasajot që ajo sjell për shqiptarët të përmenduara më lartë.

    Urrejtja që udhëheqësit e këtyre partive të vogla shqiptare mund të kenë ndaj BDI-së dhe ndaj Ali Ahmetit, nuk i arsyeton ata që të flenë me mullingjinë! Nuk ishte dashur që të tradhëtohen interesat e shqiptarëve në Maqedoni për një post apo për një copë grazhd që të jep VMRO-DPMN-ja e Bullgari-Rusisë.

    Posti dhe grazhdi që të jep VMRO-DPMN-ja paraqesin haramanin me të madh që mund të bëjë një njeri. Larg duart nga harami vëllezër shqiptarë në viset tuaja në Maqedoni!

    Artikuj të ngjashëm

    Veteranët e UÇK-së në Maqedoni të Veriut i reagojnë Kurtit: Tërhiqe deklaratën për gjuhën shqipe, kërko falje

    Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.