Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri ka mohuar lajmin për hedhjen e gazit lotësjellës në festivalin e Birrës në Korçë, shkruan Gazeta Demos.
Gjatë mbrëmjes të së dielës, në këtë festival përformoi edhe këngtari serb, Goran Bregoviq.
Në lidhje me këtë kishte paknaqësi të shumta, andaj edhe u organizuan protesta e aksione të ndryshme.
Mirëpo, hedhjen e gazit lotësjellës në këtë koncertë e ka mohuar dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri.
Ata kanë thënë që të gjitha ato që i kanë ndërmarrë i kanë bërë publike.
Njoftim i plotë:
Sqarim për opinionin publik
Marrë parasysh “lajmet” që po qarkullojnë në disa portale lidhur me gazin lotsjellës të hedhur mbrëmë në koncertin e Goran Bregoviçit në Korçë, sqarojmë për opinionin publik se kjo nuk është organizuar nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Qëndrimet tona për këtë koncert dhe për këngëtarin në fjalë janë bërë publike në aksionin me banderolë të organizuar në Korçë në datën 19 gusht 2021.