LVV në Shqipëri me aksion kundër pjesëmarrjes së Goran Bregoviqit në Festivalin e Birrës në Korçë

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri ka organizuar një aksion kundër pjesëmarrjes së këngëtarit serb Goran Bregoviq në Festivalin e Birrës në Korçë.

Sipas tyre, aksioni është si kërkesë e 20 shoqatave të familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, për anulimin e ftesës së Bregoviqit në këtë festival.

“Aksioni u organizua në solidaritet me 20 shoqatat e familjeve të personave të zhdukur gjatë gjenocidit që Serbia kreu në Kosovë, të cilat kanë kërkuar nga Bashkia e Korçës anulimin e ftesës në ‘Festën e Birrës’ të muzikantit të shumëkontestuar, Goran Bregoviq. Aksioni u zhvillua gjithashtu në mbështetje të bojkotit që shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trevat i kanë bërë kësaj feste, pasi Bashkia e Korçës ka refuzuar të anulojë ftesën për Bregoviqin”, thuhet në reagimin e LVV-së në Shqipëri.

Reklama