Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    Lufta e dytë botërore nga një këndvështrim tjetër

    06/08/2024 10:32
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Nga Msc. Shemsi Osmani

    Lufta e Dytë Botërore ishte lufta më e madhe dhe më vdekjeprurëse që njeh historia deri më tani , duke përfshirë gati të gjitha shtetet e Botës dhe të gjitha kontinentet. Lufta e Dytë Botërore fillon me  pushtimin nazist të Polonisë. Vetëm një javë pas nënshkrimit të paktit gjermano – sovjetik të mossulmimit ndërmjet dy vendeve, apo i njohur si pakti: Ribentrop – Molotov. 23, gusht 1939.  Më 1 shtator 1939 fillon lufta! Lufta zgjati  gjashtë vite të përgjakshme

    Ajo vazhdoj derisa Aleatët mposhtën fuqitë e Boshtit: Italinë më 1943 Gjermaninë dhe Japoninë më 1945. Lufta e Dytë Botërore  pa dyshim,  ishte lufta më me ndikim e shekullit të XX. Humbjet e jetëve ushtarake dhe civile vlerësohet të jenë nga , 60 deri 80 million  në nivel botërorë, shkatërrimi është pothuajse i pallogaritshëm:  

    Lufta e Dytë Botërore pa edhe agimin e epokës bërthamore, që u përdor për herë të parë kundër njerëzimit! Dhe vazhdon si kërcënim për njerëzimin edhe në ditët e sotme të “civilizimit“ komunist-ateist apo kapitalizmit  laicist si formë më e “butë“ e qeverisjes.

    Historia zyrtare – konformiste nuk i thotë të gjitha gjërat ashtu siç kanë qenë! Arsyet mund të jenë të ndryshme: si për shkaqe të konjukturarve politike, bindjeve ideologjike, interesave ekonomike,planeve strategjike afatgjata etj.

    Prandaj këtë shkrim e kam quajtur Lufta e Dytë Botërore nga një këndëvështrim tjetër, duke u fokusuar në Evropë. Historiografia ka në dispozicion fakte historike të dokumentuara dhe pranuara edhe nga historia zyrtare lindore e perëndimore,

    Të fillojmë së pari me luftën gjermano – sovjetike e cila ishte bërë lufta më e përgjakshme gjatë Luftës së Dytë Botërore.   Pas Revolucionit të Tetorit 1917, më 1922 bolshevikët  formuan BRSS-në (Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike). Në këtë periudhë pushtetin e kishte marrur Josif Visarionoviq (Jukashvili) Stalin, sepse Vladimir Iliq (Ulianov) Lenin nuk ishte në gjendje të udhëhiqte më partinë dhe shtetin për arsye shëndetësore. Stalini ishte një diktator dhe kriminel por edhe një autokrat efektiv. Vrasjet dhe internimet që ai bëri ndaj popujve sovjetik, llogariten mbi 20 milion të vdekur. Ndërsa indikativ është fakti i vrasjes  së ushtarakëve në vitet 1936/37 mu atëherë kur ishte e qartë  se lufta ishte e pashmangshme dhe vazhdoi deri me fillimin e sulmit gjerman ndaj Bashkimit Sovjetik.  Ai vrau të paktën 23,000 ushtarak sovjetik, 3 nga 5 marshalët, 13 nga 15 komandantët kryesor ushtarak! Duke krijuar po ashtu një mosbesimi  të madhë në ushtri. Ai nuk lejoi që ushtria sovjetike të bënte asnjë përgatitje për mbrojtjen e vendit! Vetëm një ditë para sulmit një ushtar gjerman kishte dezertuar, duke kaluar në anën sovietike të kufirit, i cili tregonte se, nesër në mëngjes do të fillonte sulmi i ushtrisë gjermane, vetëm atëherë Stalini lejoji të fillonin “përgatitjet“ për luftën – mbrojtëse të së nesërmes!

    Ai e kishte lënë ushtrinë sovjetike pa udhëheqëje, pa njerëz profesionist dhe  pa ushtrak me eksperiencë. Po ashtu Stalini kishte dekretuar urdhërin e “famshëm“  me numër 227 për pushkatim të atyre  që bënin tërheqëje nga fronti! Miliona ushtarë sovjetik të zënë robër lufte, qindra mijëra të vdekur vetëm në javët e para të sulmit. gjerma, të shkosh në front pa asnjë përgatitje përballë ushtrisë hitleriane  do të thotë  të shkosh në “frontin“  e vdekjes ,  a nuk do vinte një pyetje logjike , për kë po punonte Stalini?  “Antifashisti

     më i madhë“ dhe “babai“ i popujve liridashës!

    Pra nuk ishte vetëm superioriteti i teknikës së  ushtrisë gjermane por edhe terreni i përgatitur nga vet Stalini! Ndërsa për vrasjet e ushtarakëve sovjetik nga Stalini , Hitleri do të dekelaronte:  “nuk do të kemi nevojë të vrasim shumë ushtarë sovjetikë, derisa këtë po e bënë Stalini“!

    Po ashtu Stalini nuk lejoi që shërbimi sekret sovjetik ta eliminonte Hitlerin edhe pse ata dy herë  kërkuan leje nga ai! Ndërsa  ai e dinte se Hitleri do ta sulmonte Bashkimin Sovjetik. Stalini vazhdoj ta furnizonte Gjermaninë Naziste me lëndë të para, derisa filloi sulmi mbi Bashkimin Sovjetikë (për kë ai po e furnizonte ushtrinë hitleriane)?! Më 22 qershor 1941, Gjermania filloi luftën për “pushtimin“(ishin  bërë vrasje, poshtrime, shkatërrime nga ushtria e Hitlerit, duke krijuar hasmëri dhe urrejtje te populli rus, sepse kur ushtria e kuqe të futej në Berlin do të duhej të ishte e etur për hakmarrje dhe  do të “arsyetohej“ për vrasjet, dhunimet dhe barbaritë që do bënte, bile për të gjitha këto llahtari ishte instruktuar nga vetë qeveria sovjetike! Po pushtimi përse nuk u realizua, mos ndoshta nuk ishte qëllimi të pushtohej fare BRSS e Stalinit )?!  e Bashkimit Sovjetik, operacioni ishte koduar “Barbarossa“. Në fillim ushtritë gjermane përparonin në të gjitha frontet e luftës, ndërsa që në ditën e parë Luftwaffe e ushtrisë gjermane  shkatërroi 40% të aviacionit të ushtrisë sovjetike.   

    Me 7 nëntor 1941 Stalini mbajti edhe një fjalim para ushtarëve në Sheshin e Kuq, kur ushtritë gjermane ishin vetëm 30 km. larg Moskës dhe mund ta shihnin e Kremlinin !

     Kurse në dhjetor u afruan 15 km. pranë kryeqytetit sovjetik. Po ashtu Hitleri kishte deklaruar se do e “varte“ Stalinin në Sheshin e Kuq, por ai nuk “frigohej fare“!?

    Fjalimi i Stalinit Sheshi i  Kuq 7 nëntor 1941

    Antony Eden ministri i jashtëm britanik në dhjetorin e vitit 1941 vizitoi BRSS-në.  

    Dëshmi e njërit nga sekretarët diplomatik britanik, Franc Rubin i cili  ishte befasuar nga deklarata e  Stalinit,  që në takimin e parë ai i thotë delegacionit britanik: “ejani të flasim për vendosjen e kufijve pas luftës“! Kush e siguronte Stalinin se ai do ta fitonte luftën !?

    Kur trupat gjermane tani në dhjetor ishin ofruar 15 km.  pranë Moskës, për më tepër ai “ çuditërisht“ të shumtën e kohës  qëndronte në Moskë! 

    Po për Gjermaninë a nuk ishte fundi i qershorit tepër vonë, për të filluar pushtimin e një shteti të shtrirë në dy kontinente  dhe me dimër ekstrem  si Bashkimi Sovjetik!?

    Sigurisht që kjo ishte e ditur për të gjithë por “jo për Hitlerin“! Ky sikur ti dërgonte me qëllim ushtarët gjerman të vriteshin dhe të vdisnin sa më shumë nga të ftohtit e dimrit rus, jepte urdhëra  pa u konsultuar fare me oficerët e tij dhe për më keq akoma, nuk i merrte fare në konsideratë as këshillat e oficerëve të tij nga terreni,  të cilët jepnin propozime, për veprime taktike ushtarake për të ju përshtatur kushteve klimatike. Kur ushtria gjermane ishte gati të pushtonte Moskën,  Hitleri nuk  kishte dërguar furnizimet e dimrit si p.sh. : antifriz pa të cilin makineritë ushtarake nuk punonin, e as aeroplanënt nuk mund të fluturonin!

    Në fillim të dhjetorit për moskovitët  u bë e qartë se ushtria gjermane ishte rraskapitur,nga mungesa e furnizimeve,që Hitleri nuk “kishte mundësi“ ti dërgonte dhe nga acarit i dimrit.  (A nuk ishte kjo një goditje dhe sabotim për pushtimin e Moskës nga vet  Hitleri, veçanërisht në dimrin rus)?!  Atëherë më 5-6 dhjetor 1941, ushtria sovjetike nis një kundërofensivë dhe mu nga aty pranë Moskës por edhe më vonë fitorja  mbi Stalingradin bënë një kthesë për fitoret e njëpasnjëshme të saj  që në histori do të njihet si Ushtria e Kuqe, sepse udhëhiqej nga komunistët.

    Beteja e Stalingradit, emri i vjetër i qyteti Caricin ndërsa nga viti 1925 deri më 1961 Stalingrad,  pastaj Volgograd qyteti shtrihet në brigjet e lumit Volga prandaj kishte emrin e lumit.  Kjo betejë ishte kthyer në simbol të rezistencës antifashiste për opinionin e gjerë por ndoshta jo edhe për udhëheqësit e luftës!?  Në këtë betejë humbën jetën,  katërqindmijë ushtarë gjerman dhe  një milion civil dhe ushtar rus .   Ushtrinë gjermane e udhëhiqte gjenerali Paolos i cili më vonë (jo pa qëllim djallëzorë nga Hitleri) do të gradohej me gradën Field Marshal. 

    Ushtria gjermane kishte korrur suksese të mëdha në Betejën e Stalingradit por edhe rezistenca sovjetike ishe e fortë, ndërsa  në fundin e vitit 1942 dhe fillimin e vitit 1943, ushtria e Stalinit do të përparonte dhe rrethonte ushtrinë e Paolosit. Paolos duke qenë një ushtarak profesionist dhe me eksperiencë, kishte vlerësuar rrezikun e rrethimit nga ushtria sovjetike, prandaj do i kërkonte disa herë Hitlerit me radiogram, lejen për tërheqje nga Stalingradi, para se ushtria sovjetike ti rrethonte trupat gjermane por Hitleri nuk kishte pranuar! Ndërsa kur ushtria sovjetike i rrethoj forcat gjermane dhe tërheqja u bë e pamundur Hitleri e gradoj Polosin me gradën marshal dhe “lejoi tërheqëjen “! Gradimi marshal i Paolosit u bë me qëllim sepse asnjëherë në ushtrinë gjermane nuk kishte ndodhur që një marshal të dorëzohej, nëse nuk mund të fitonte (që tani në dhjetor 1942 dhe janar 1943 ishte e pamundur) ai duhei të vetvritej! Paolosi zgjodhi të dorëzohej, Në Betejën e Satlingradit dorëzimi i gjermanëve u bë më: 31.janar, 1943 nga vet Field (tani Marshali) Paolos, nga nëntëdhjetëmijë rob lufte të zënë vetëm gjashtëmijë u kthyen në Gjermani!  Për shkak të vrasjeve , keqtrajtimit, punës së detyruar, kequshqyerjes, kushteve çnjerëzore në kampet e Stalinit,

    Po ku ishte Hitleri kur trupat aleate zbarkuan në Normandi ? Ai ishte duke fjetur! Po kur u zgjua çfarë tha ai ,“ lerëni se këtu ata do të humbin“! Ndërsa mu aty filloj fitorja e ushtrive aleate!   Madje Hitleri nuk kishte fare  plan të vërtetë për pushtimin e Britanisë së Madhe edhe pse ai e trumbetonte këtë.  Në fillimin e luftës kishte vetëm më pak anije të përshtatëshme për operacion dhe në gjendje gatishmërie, për të “pushtuar“ Britaninë e Madhe  ndërsa kur plani për pushtimin e Britanisë së Madhe nuk ishte më si opsion ai kishte shumë më tepër  anije! Ndërsa në listat e arrestimeve dhe vrasjeve që ushtria gjermane do i bënte posa të pushtohej vendi ishullor, kishte emra që kishin vdekur shumë vite më parë,  ose të tjerë që nuk jetonin më në Britani!

    Shkenca e historisë nuk e ka në metodologjinë e saj konspiracionin  dhe as mua si historian nuk më takon. Ndërsa në anën tjetër pamë se ka ngjarje të çuditëshme bashkëpunimi ndërmjet “armiqëve“! Gjatë Luftës së Dytë Botërore, të dokumentuara shkencërishtë nga historiografia zyrtare konfirmiste si në lindje ashtu edhe në perëndim me dokumente: të shkruara, tregime nga vetë protagonistët e ngjarjeve dhe regjistrime audio- vizuele  autentike të kohës.

    Po pasojat e Luftës së Dytë Botërore a mos vallë ishin të dëshirueshme!?  Për një ridimensionim territorial, ndarje sferash të interesit  dhe lansim, ofrim, imponim dhe indoktrinim të ideologjive ateisto – komuniste – demokracitë popullore sistem politk i vendosur në Evropën Lindore,  ose alternativë më të “butë“ shtetit laik kapitalist  e që në fund të fundit e përbashkëta e tyre është materializmi dhe kapitali – kapitalizmi pa asgjë shpirtërore. Pastaj vazhdimi me Luftën e Ftohtë që me të vërtetë mbeti e ftohtë edhe atëherë kur ishte në “kulmin e saj“ si : Pushtimi i Evropës Lindore nga ushtria sovjetike dhe imponimi i komunizmit , bllokada e Berlinit, më 1948, kriza e raketave në Kubë, 1962 etj. Lufta e Dytë Botërore pa edhe agimin e epokës bërthamore, që u përdor për herë të parë kundër njerëzimit! Dhe vazhdon si kërcënim për njerëzimin edhe në ditët e sotme të “civilizimit ateist apo laicizmit kapitalist si formë më e “ butë e qeverisjes“. Nuk kam asnjëherë për qëllim të mohoj luftën antifashiste të popujve, as sakrificën e ushtarëve,  në këtë rast edhe popullit shqiptar që u rreshtua me forcat antifashiste. Por ata që e filluan dhe e udhëheqën Luftën e Dytë Botërore dhe realizuan atë që deshën me anë të luftës.   Njohësit e dijnë të tjerët do ta mësojnë.

    Artikuj të ngjashëm

    Daut Haradinaj me deklaratë të fortë: Nëse kam një dëshmor pa tre ushtarë serbë të vrarë, s’më shihni më

    Ka nisur gjykimi ndaj Sllagjan Trajkoviq për krime lufte

    Kosova me Shqipërinë nënshkruajnë marrëveshje për pasqyrimin e krimeve të kryera në Kosovë

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.