sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lutfi Haziri kundër konsipracioneve: Mos iu besoni, e mora vetë vaksinën AstraZeneca

    09/07/2021 09:50
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen, si e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga ky virus.

    Deri tani, kreu i Gjilanit bëri të ditur se janë vaksinuar mbi 12 mijë gjilanas, ndërkohë që bëri thirrje që të mos iu besohet teorive konspirative, duke bërë të ditur se edhe vet ai e Shtabi i Emergjencave janë të parët që janë vaksinuar me AstraZeneca.

    “Unë dhe anëtarët e Komitetit, jemi të parët që jemi vaksinuar me AstraZeneca. Është vaksinë e sigurtë dhe mos iu besoni teorive konspirative. Deri tani mbi 12 mijë gjilanas janë vaksinuar dhe i ftoj edhe të tjerët që të aplikojnë dhe të shkojnë për ta marrë vaksinën. Është e vetmja mënyrë për t’u mbrojur nga ky virus”, ka thënë Haziri.

    Haziri bëri të ditur se deri numri i qytetarëve që kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 është 147, derisa e fundit ishte një 81-vjeçare e cila e humbi betejën ditën e djeshme në QKUK.

    Në këtë konferencë kanë bërë thirrje për vaksinim edhe drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, Dr. Ajhane Sefiu, drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm, dr. Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari, njofton Zyra për Informim e komunës së Gjilanit.

    Artikuj të ngjashëm

    Haziri: Dëmi që lëvizja e Ivanoviqit i ka bërë Kosovës është i pariparueshëm

    Haziri për Asociacionin: Ne po i themi Kurtit, zbatojë marrëveshje tona – ato s’lejojnë monstrum politik

    Haziri: Nuk luftohet me djemë të huaj, serbët s’po kërkojnë më të drejta, por territore

    Të Fundit

    LDK godet Bashkinë e Tiranës për rrugën me emrin e Rugovës: Akt antikombëtar, marrëzi që e tkurr Tiranën

    Trajneri francez i Kosovës dëgjon këngë për Adem Jasharin derisa vozit veturën (VIDEO)

    Italia jep alarmin për hakerim kompjuterash në shkallë të gjerë në mbarë botën

    Nesër nis gjysmëvjetori i dytë për nivelet e arsimit parauniversitar

    Nga AAK kritikojnë Arben Vitinë: Tre herë ministër i Shëndetësisë, por nuk i ka as tre suksese

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.