Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushtaku: Video si të VV-së kam pa në kohën e Millosheviqit

    11/10/2022 20:11
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Një prej figurave kyçe të UÇK-së, ish-kryetar e tani nënkryetar i Skënderajt, Sami Lushtaku, Ilir Mirenës ka komentuar zhvillimet e fundit – e sidomos videot e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilat e kanë në qendër vetë emrin e zotit Lushtaku.

    Në to, ai paraqitet si ‘zhvatës, hajn, pronar terminalesh e biznesesh’.

    Madje, kryeministri Kurti për okolla nënkuptoi se është edhe pronar i kompanisë së sigurimit në QKUK.

    Për emrin dhe figurën e tij, si personazh në videot e Vetëvendosjes, sidomos këtë të fundit ku Lushtaku prezantohet si pronar terminali, ai thotë se do ta padis kryeministrin Kurti dhe drejtësia duhet të veprojë ndaj këtyre siç  thotë Lushtaku – ‘mashtrimeve të Kurtit’.

    “Absolut, unë i njoh të dy pronarët, njani është i Skënderajt tjetri i Kaçanikut dhe s’kam lidhje me terminalet nëse unë rri me ndonjanin prej tyne nuk dmth që jam aksionar, nëse hy e pi kafe në një lokal, nuk domethënë që jam pronar i lokalit. Albini qysh ka propagandu qe 15 vjet, po e vazhdon avazin e vjetër. Ky për me mbulu mospunën e vet, bën këso video. Këso lloj videosh i kam pa në kohën e Millosheviqit. Kur kam qenë i dënumë 20 vjet. M’kanë shoshitë edhe EULEX, UNMIK, për gjithcka. Jam i gatshëm me u përballë me të vërtetën po jo me rrenat e mashtrimet e Albin Kurtit”, thotë Lushtaku për Periskopin.

    “Argumente duhet me pasë, fakte duhet me pasë, kur të akuzon dikush për ni terminal ai duhet me pasë argumente dhe fakte. Nuk munet zoti Kurti me lëshu si bombë dicka dhe me u tërheq. Ai kësaj pune duhet me i shku deri në fund.

    “Mos t’i rren qytetarët më. Duhet me tregu të vërtetën, nëse unë jam pronar i ni biznesi, le të vepron drejtësia. Ja ai duhet me u përgjigjë, ja unë. Njani duhet me u përgjigjë.

    Sa i përket aludimit të kryeministrit Kurti, se ‘përgjegjës për djegien e veturës së auditorit të brendshëm të ShSKUK-së janë kompanitë e sigurimeve” dhe me përfundimin se ‘të korruptuarit duhet të jenë në burg’, Lushtaku mohon se është pronar i kompanisë së sigurimeve.

    Artikuj të ngjashëm

    Ramiz Lladrovci i përgjigjet Kurtit: E ka llugë në shpi, sa herë më përmend mu i hup 1 mijë vota

    “Prej të njëjtit kazan” Bekë Berisha flet për votimin e kandidatit të VV

    Faton Peci shfaqet i bindur se do ta fitojë Mitrovicën lehtë, “kapet” me komentuesin që i tha “nuk fiton për shtune 700 vjet”

    Të Fundit

    TCh: Prapa kontejnerëve në Theth është Prek Kodra – para 2 vitesh raportohej se kishte planifikuar atentat ndaj Kurtit 

    Don Xhon na prezanton me pasurinë e tij

    SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë

    “Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

    Përkujtohen të rënët e fshatit Morinë të Gjakovës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.