Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushtaku publikon video të Kurtit duke krahasuar Erdoganin me Putinin: Ta falni këtë hipokrit

    03/02/2023 20:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka reaguar pas vizitës së Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Turqi.

    Lushtaku i është drejtuar Presidentit turk, Erdogan me kërkim falje, duke thënë se Kurti është hipokrit.

    “I nderuar President i shtetit mik të Turqisë, z. Erdogan, ju lutem që në emër të raporteve miqësore ndërshtetërore ta falni këtë hipokrit. Çünkü bu ikiyüzlülük yapmak için doğdu (sepse ka lindur për të qenë hipokrit”, ka shkruar Lushtaku.

    Shkrimit të tij ia ka bashkangjitur edhe një video, ku dëgjohet Kurti para disa viteve duke thënë se Erdogani është autokrat.

    Kurti në këtë video të publikuar nga Lushtaku dëgjohet duke e krahasuar Erdoganin me Viktor Orbanin, Vuçiqin, Gjukanoviqin, Putinin, Gruevskin.

    “Nuk mund të them se Turqia është një vend demokratik, më shumë është një vend autokraci, por nuk është as dikatur. Dhe fatkeqësisht jetojmë në kohën kur autokracitë janë me modë, edhe Viktor Orban, edhe Putini edhe Gruevcki edhe Gjukanoviqi. Najshëm qysh po bëjnë edhe autokratët e tjerë në Ballkan dhe në Lindje përgjithësi. Prej Viktor Orbanit në Hungari, Vuçiqit në Serbi, Gjukanoviqit Mal të Zi, të Gruevski në Maqedoni, e deri të Erdogani në Turqi e Putini në Rusi ka një tendencë autokratike”, thotë Kurti në videon e publikuar nga deputeti i PDK-së.

    Artikuj të ngjashëm

    Kurti flet në një tubim të VV-së sikur në fushatë,  i sulmon deputetët që s’po ia votojnë Albulena Haxhiun

    Albin Kurti dhe stafi i tij nëntëfishojnë shpenzimet, më së shumti harxhuan në dreka

    Kurti: Nisin punimet për 135 banesa të përballueshme e sociale në Pejë

    Të Fundit

    I kthehet pronarit vetura që iu vodh në Prizren, Policia jep detaje

    Enriques i vdiq vajza para 6 vitesh, sonte pas triumfit e mbajti bluzën me dedikim për të

    Takimi i parë ballë për ballë, Merzi i shkon për vizitë të enjten Trumpit

    Një person në gjendje të rëndë nga aksidenti mes veturës e motoçikletës në Prizren – Policia jep detaje

    PSG shpallet futues i Ligës së Kampionëve

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.