Lajme
Lushtaku pas dëshmisë së Rubin: Disa shqiptarë ende në gjumë, kanë rënë në lajthitje me Serbinë

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, ka reaguar pas deklaratave të James Rubin, ish-ndihmës i Sekretarit Amerikan të Shtetit, i cili dëshmoi të hënën në mbrojtje të Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale.
Lushtaku vlerësoi dëshminë e Rubin si të qartë dhe të sinqertë, duke theksuar se ajo hedh dritë mbi karakterin e luftës së UÇK-së.
“Amerikanët janë amerikan dhe deklarata e tij ka qenë e qartë, e sinqertë dhe mirë qe po iu tregon disa shqiptarëve këtu se UÇK ka qenë organizata më e pastër”, u shpreh Lushtaku.
Lushtaku u shpreh se disa shqiptarë sipas tij, kanë rënë në lajthitje me Serbinë.
“Një pjesë e shqiptarëve akoma janë në gjumë, me qëllim apo pa qëllim nuk e di por kanë rënë në lajthitje me Serbinë”, theksoi Lushtaku për Frontonline.