Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushtaku: Kurtit atë ditë që i humb zgjedhjet ka me ik prej Kosovës

    18/06/2025 17:56
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kreu i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, në një intervistë për FRONTAL të T7 ka thënë se nuk beson që partia e tij ka votë për një kandidat të LVV-së për kryetar të Kuvendit apo kryeministër.

    Lushtaku e ka cilësuar Kurtin si një kryeministër të papërgjegjshëm që sipas tij, e do vetëm karrigen dhe nuk shqetësohet për hallet e qytetarëve.

    Ai ka thënë se nuk i kupton qytetarët e Kosovës që e votojnë Kurtin.

    “Nuk i kuptoj qytetarët. Qytetarët duhet me i vlerësu jo llafet, jo fjalët. Duhet me e vlerësu punën”, ka thënë Lushtaku.

    Ish-komandanti i UÇK-së ka thënë se në disa raste i pyet njerëzit t’ia tregojnë se cili është një projekt që e ka nisur Qeveria Kurti dhe të cilin e ka përfunduar.

    Tutje Lushtaku ka thënë se Kurti nuk shqetësohet për Kosovën dhe sipas tij në momentin që Kurti do t’i humb zgjedhjet, ai do të largohet nga Kosova.

    Sami Lushtaku në këtë intervistë për T7 ka thënë se kur kanë qenë të gatshëm të vdesin në luftë, atëherë duhet të jenë të gatshëm “t’ia tregojnë vendin Albin Kurtit”.

    “Unë s’kam familje jashtë. 15 nipa e mbesa i kam në Kosovë.Albin Kurtit nuk i dhemb shpirti. S’e ka kërkand këtu. Unë besoj që ai nesër kur ti humb zgjedhjet, ka me ik prej Kosovës. Qytetarët e Kosovës duhet me qenë ma.. po pritoj me përdor terme të rënda. Kur kemi qenë në gjendje me dekë, duhet me qenë të gatshëm këtij Albin Kurtit me ia tregu vendin”, ka thënë Lushtak

    Artikuj të ngjashëm

    Sami Lushtaku uron Edi Ramën për fitoren në zgjedhje: Shqipëria është bërë atraksion për këdo që e viziton

    “Ushtarët të kenë kujdes…” – Lushtaku tregon një histori interesante me Thaçin

    Sami Lushtaku nervozohet me dëshmitarin Nazmi Maloku në Gjykatë: Ti je shpiun e i biri i shpiunit

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.