Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mërgim Lushtaku deklaroi se tani ka ardhur koha që Kosova të lulëzojë, shkruan GazetaDemos.
“Çdo qytetar, çdo takim, çdo mendim po shndërrohet në një frymëzim të fuqishëm për të rikthyer vendin tonë në rrugën e drejtë, aty ku meriton të jetë!”, tha ai.
Tutje Lushtaku tha se ata nuk do të ndalen deri sa drejtësia, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta të jenë pjesë e jetës së çdo qytetari.
Postimi i plotë:
Ne nuk ndalemi!
Me vendosmëri të palëkundur dhe me zemër plot besim, jemi 100% të sigurt në fitoren e madhe që do të hapë një kapitull të ri për Kosovën!
Çdo qytetar, çdo takim, çdo mendim po shndërrohet në një frymëzim të fuqishëm për të rikthyer vendin tonë në rrugën e drejtë, aty ku meriton të jetë!
Nuk do të ndalemi asnjë çast, derisa drejtësia, dinjiteti dhe mundësitë e barabarta të jenë pjesë e jetës së çdo qytetari.
Ky është momenti i ndryshimit, momenti kur bashkërisht do ndërtojmë një të ardhme më të ndritur!
Kosovës i ka ardhur koha për të lulëzuar!
Kosova meriton #mamirë