Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushtaku: Garda ceremoniale mungoi sepse Rugova ishte kundër UÇK-së dhe Adem Jasharit

    22/01/2022 00:42
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-komandanti i gardës ceremoniale të TMK-së, Nuredin Lushtaku, ka folur për refuzimin që garda ceremoniale të marrë pjesë në varrimin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

    Lushtaku tha se për refuzimin e kësaj, vendimin e kishte marrë vetë ai, ku tha se arsyeja e kësaj janë veprat e Rugovës dhe deklaratat e tij para, gjatë dhe pas luftës.

    Ai tha se njëra ndër arsyet se pse kishte refuzuar që në varrimin e Rugovës të marrë pjesë garda ceremoniale janë, sipas tij, deklaratat që Rugova i ka bërë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosvoës dhe për komandantin Adem Jashari e shokët e tij.

    “Prej neve është kërkuar që të marrim si gardë e Kosovës në  ceremoninë e varrimit. Agim Çeku, ka kërkuar në atë kohë, kemi diskutuar ku ai ka kërkuar ta bëjmë ceremoninë, dhe arsyeja e imja që i kam thënë jo ka qenë duke u bazuar në deklaratat e Rugovës të paraluftës ku UÇK-në dhe komandantin Adem Jasharin me shokët e tij paraluftës i ka quajtur dorë e zgjatur e Serbisë, i ka quajtur punëtorë të shërbimeve sekrete serbe, në kohën kur Adem Jashari me grupin e tij janë dënuar, Rugova ka thënë se ata mund të jenë njerëz të UDB-së së Serbisë”, është shprehur Lushtaku në “Edicioni Special” në Klan Kosova.

    Më tej, ai tha se për pjesëmarrjen e gardës ia kishte kërkuar edhe komandanti i TMK-së, Agim Çeku, por edhe kërkesën e tij e kishte refuzuar.

    “Ka pasur diskutime me KFOR-in ku kanë diskutuar të marrin masa, por nuk kanë marrë masa për mua në atë kohë. Agim Çeku s’ka bërë kërkesë me shkrim, por gojarisht ka kërkuar që garda të marrë pjesë, ndërsa unë i kam thënë që garda s’merr pjesë”.

    “Pjesëtarët e TMK-së s’kanë qenë të gardës që trupin e Rugovës e kanë çuar në varreza. Agim Çeku ka bërë zgjidhje me tjerë ushtarë, garda s’ka marrë pjesë”, është shprehur Lushtaku.

    Lushtaku, tha se Rugova s’e ka përkrahur luftën e UÇK-së, dhe sipas tij, UÇK-në Rugova e kishte përmendur vetëm në Hagë përballë Millosheviqit.

    “Asnjëherë s’e ka përkrahur luftën, ndërsa gjatë luftës e dinë të gjithë që takimet e tij që kanë ndodhur edhe me Millosheviqin, kërkesa e tij për t’i ndalë bombardimet e NATO-s, s’e ka njohur asnjëherë UÇK-në, s’e ka njohur asnjëherë asnjë dëshmor të UÇK-së”.

    “E vetmja deklaratë ka qenë kur ka shkuar në Hagë me Millosheviqin, kur përpara e ka qitë Millosheviqi dhe i ka thënë se ti më ke kërkuar që të vijë të shpëtojë nga terroristët në Prishtinë dhe unë kam ardhur të të marr, atëherë Rugova e ka përmendur UÇK-në. Këto kanë qenë arsyet që s’kam mundur as të bindem vetë, e as s’kam dashur t’i urdhëroj ushtarët e gardës që të marrin pjesë”, është shprehur Lushtaku.

    Artikuj të ngjashëm

    Mbesa e Presidentit Ibrahim Rugova shkëlqen në mbrëmjen e maturës

    Në 1997, Rugova në Konferencë tregonte sesi familja e Hashim Thaçit nga Buroja po maltretohej nga policia serbe

    Spekulimet për bindjen fetare të Rugovës, Buxhovi: Feja e tij ishte shqiptaria

    Të Fundit

    Peci: Kosova ka prodhuar mbi 56 milionë euro në vlerë gruri këtë vit

    Haradinaj kujton tre vëllezërit Bytyqi: Luftuan me nder për lirinë e Kosovës

    “Vrasja nga pakujdesia” e 27-vjeçarit, Behrami: S’është aksident por produkt i brutalitetit të pushtetit

    “Vdekja mund të jetë shkaktuar nga ndrydhja” – Ja çka thotë raporti fillestar i IML-së

    Heshtje nga Osmani, Kurti e Sveçla për vdekjen e Agon Zejnullahut, 5 policë të arrestuar për “vrasje nga pakujdesia”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.