Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lushi: Qytetarët ia dhanë besimin me 41%, Kurtit ua trusi me shtrenjtimin të rrymës për 16%

    12/04/2025 10:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka kritikuar ashpër Albin Kurtin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

    Ai ka bërë me dije se në zgjedhjet e shkurtit 41 për qind e qytetarëve ia dhanë votën, kurse ai ua shtrenjtojë rrymën.

    Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky vendin do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve tjera.

    “Votuesit në Kosovë ua dhanë 41% VV-së dhe Albin Kurtit. Kurti dhe VV ua trusën rritje në çmimin e rrymës 16% si falënderim. Pritini edhe pak dhe do ta merrni edhe mbetjen prej 25% ngritje shpejt në produkte të tjera. Kurti e paguan ende qiranë korruptive prej 250 eurosh— çmim ku mbase hyn edhe rryma si bonus. Pse të mërzitet ai për juve kur ju nuk çani kokën për vete?! Pasi e penguan ndërtimin e kapaciteteve energjetike për 21 vite, VV dhe Kurti patën 4 vjet të ndërtojnë Termocentralin dhe ta bëjnë Kosovën të pavarur energjetikisht, por zgjodhën dënimin e votuesve me çmime. Bravo votuesit e bukur të Kosovës! Për besë po zgjedhni fort mirë!”, ka shkruar Lushi.

    Artikuj të ngjashëm

    Bojleri, makina e rrobave apo shporeti – Cila shpenzon më shumë?

    Paralajmëron Gërxhaliu: Çmimi i rrymës do të rritet ende

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Të Fundit

    Raporton qytetari nga Gurakoci i Istogut: Më është djegur shtëpia dhe 10 hektarë grurë si pasojë e banderave të vjetër të rrymës

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë thotë se është bllokuar regjistrimi i automjeteve të bizneseve: Avokati i Popullit të nis hetime

    Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

    Publikohet audioincizimi nga CNN, Trump: I thashë Putinit se do të bombardoja Moskën nëse pushton Ukrainën

    NATO ngrit në ajër aeroplanët luftarakë pas sulmeve intensive ruse në Ukrainë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.