Kryetarja e Fourmit të Gruas, Jehona Lushaku Sadriu i ka reaguar ministres së jashtme, Donika Gërvallës, shkruan GazetaDemos.
Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë parlamentare, ku Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla foli në foltore për “servilizmin dhe rugovizmin”.
Por në lidhje me këtë ka reaguar kryetarja e Forumit të Gruas, Jehona Lushaku Sadriu përmes një statusi në Facebook.
Lushaku Sadriu theksoi që është vet ajo që i është servilosur Kurtit duke tradhëtuar pikërisht rugovizmin.
“Po pra, ministrja e punëve të jashtme ka zgjedhur të mbështesë veprime e prishje aleancash me miqtë tanë si ShBA e BE, të cilat presidenti historik Ibrahim Rugova i ndërtoi me dekada”, ka shkruar Lushaku Sadriu.
Postimi i plotë: