Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka fajësuar qeverinë e Kurti duke thënë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë alarm dhe dëshmi se veprimet e Qeverisë nuk janë të duhurat.
Lushaku-Sadriu ka thënë se këto veprime kanë unifikuar botën perëndimore kundër nesh.
“Bota është kthyer kundër nesh, për fajin e qeverisë sonë! Masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë alarm dhe dëshmi se veprimet e Qeverisë Kurti nuk janë të duhurat. Arësyetimet dhe e drejta nuk janë argumente më, bota është kthyer kundër shtetit tonë! Këto veprime kanë unifikuar botën perëndimore kundër nesh. Por, edhe përtej.”, ka shkruar Lushaku-Sadriu në Facebook.
Tutje ajo tha se nga këto ndëshkime do të preket shteti, qyetetarët, qeveria madje edhe kryeministri.
“Ndëshkimi që do të na faturohet do të prek shtetin tonë, secilin qytetar; do të prekë qeverinë edhe vet kryeministrin. Do të hyjmë në listën e të sanksionuarve të botës demokratike, ku rendi e ligji janë sinonimi i shtetit e sovranitetit”, shkroi ajo.
“Në vend se të na prezantohet rruga drejt afrimit me BE, po na prezantohet lista e ndëshkimeve për shtetin tonë! Ky është kthim i rrezikshëm U i rrugës së ardhmërisë së shtetit tonë. Kjo është humbja më e madhe që ka njohur shteti i Kosovës!”, u shpreh Lushaku-Sadriu.