Kryetarja e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë që nga 43 mijë njerëz po largohen nga Kosova që nga ardhja e qeverisë Kurti.
“Prej se ka ardhur qeveria Kurti, 43 mijë qytetarë në vit janë duke e lëshu Kosovën dhe ky është shqetësimi ynë kryesor por është matje reale e pëlqyeshmërisë dhe rezultateve që i ka”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
Ajo foli edhe për takimin tradicional që kjo parti do ta mbajë këtë verë me mërgimtarët.
“Domethënë, tani kjo është situatë, do t’i kemi këtu mysafirë, jemi duke i konsoliduar të gjitha degët, jemi në fazën zgjedhore edhe do të hyjmë në gusht edhe në konsolidimin e degëve tona”.
“Aktualisht kemi një grup që merret intensivisht me diasporën dhe është duke i zgjeruar radhët edhe forumi i gruas, edhe forumi i rinisë, domethënë kemi konsoliduar të gjitha strukturat tona”.