Lushaku: BE izolon Kurtin, e Kurti Kosovën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku, ka reaguar pas raportimit të Klan Kosovës se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është qortuar nga shefat e Misioneve të BE-së për mosrespektimin e aktgjykimit të Gjykatës Supreme të 25 qershorit.
Lushaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova po përballet me izolim për shkak të veprimeve të Kurti.
“BE izolon Kurtin e Kurti izolon Kosovën. Kurrë më parë një kryeministër i Kosovës nuk është përballur me një goditje kaq të rëndë nga partnerët tanë evropianë. Dhe për çka?! Për mosrespektim të shtetit të vet!!!”, ka shkruar ajo.
Deputetja e LDK-së shtoi se BE ka vendosur të mos takohet më me Kurtin dhe ministrat e tij derisa të formohet një qeveri e re legjitime.
“Sipas Lushakut, “ky është izolim politik dhe institucional. Ky është turp dhe pasojë direkte e arrogancës dhe shkeljes së Kushtetutës nga Kurti”, shkroi Lushaku.

