Lumir Abdixhiku prezanton në degë kandidatin për Podujevë, mungon ish-kryetari

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot kryesinë e kësaj partie në Podujevë. Së bashku me Ekrem Hysenin, kandidatin e kësaj partie për kryetar të komunës së Podujevës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ka diskutuar për organizimin dhe mobilizimin e LDK-së për zgjedhjet e vjeshtës.PROMOTED CONTENT

“Në takimin me strukturat dhe kandidatët për këshilltarë komunalë u diskutua për organizimin dhe mobilizimin e degës së LDK-së në Llap për zgjedhjet e tetorit”, thuhet në njoftimin e kësaj dege.

Ajo çfarë bie në sy është mungesa e Agim Veliut, në takimin e degës së LDK në Podujevë.

Veliu, që udhëhoqi për shumë vjet LDK-në në Llap e komunën e Podujevës për disa mandate, u shkarkua nga posti i kryetarit të LDK-së në Podujevë muaj më parë pasi udhëheqjen e partisë e morti Abdixhiku.

E shkarkimin nga kryetari i degës së LDK në Podujeëve e pati kritikuar ashpër Veliu duke e quajtur vendim përçarës.

Reklama