sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Teknologji
    • InfoZë
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Lumir Abdixhiku për dënimin e Zoran Vukotiq: Drejtësia e vonuar, megjithatë është drejtësi

    05/07/2021 19:13
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë një reagim pas dënimit të Zoran Vukotiq me 10 vite burg për përdhunimin e një gruaje përgjatë luftës së fundit në Kosovë.

    Abdixhiku, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se megjithatë, edhe drejtësia e vonuar është drejtësi, derisa ka pasur edhe disa fjalë për prokurorinë, shkruan Gazeta Express.

    “Zoran Vukotiq është i dënuari i parë në Kosovë  për dhunim seksual të një gruaje shqiptare. 10 vjet burg nuk zhbëjnë vuajtjet sistematike të grave e burrave shqiptarë; porse mbesin shenjë e obligimit tonë shoqëror e historik për dëshmim të krimit si krim”, ka deklaruar ai.

    “Dënimi i sotëm duhet t’i shërbejë prokurorisë si motiv për t’i sjellë para drejtësisë secilin kriminel që sot mbetet i lirë; e këtyre të fundit për t’u bërë të qartë që një ditë – megjithatë – dora e drejtësisë së Republikës së Kosovës do t’i gjejë”, ka thënë ndër të tjera ai.

    Sipas aktakuzës me të cilën është dënuar, Vukotiq si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë luftës në Kosovë, më 22 maj 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, në territorin e komunës së Vushtrrisë, ka marr pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, kryerjen e dhunës fizike dhe psikike ndaj tyre si dhe, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore.

    Artikuj të ngjashëm

    LDK thërret konferencë për media

    “Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së”, Mandl: Ne duhet të kujdesemi për të

    Moti përgjatë fundjavës

    Të Fundit

    LDK thërret konferencë për media

    “Kosova është foshnje e BE-së dhe e SHBA-së”, Mandl: Ne duhet të kujdesemi për të

    Moti përgjatë fundjavës

    50 mijë kosovarë në pritje të pasaportës

    Pal Lekaj beson që Kurti “në njëfarë forme” e ka pranuar Asociacionin

    Ky portal mirëmbahet nga kompania "GazetaDemos SH.P.K". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e redaksisë së "GazetaDemos SH.P.K". Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni kushtet e përdorimit.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • InfoZë
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2023

    Shkruani lart dhe shtypni Enter për të kërkuar. Shtypni Esc për të anuluar.